Connect with Us

Rreziqet e zhgënjimit nga vaksinat anti-Covid

Blog

Rreziqet e zhgënjimit nga vaksinat anti-Covid

Publikuar

-

Rreziqet e zhgënjimit nga vaksinat anti-Covid

Nga Josh Michaud & Jen Kates

Muajin nëntor solli disa nga lajmet më të mira gjatë pandemisë së Covid-19:prova të forta se vaksinat e reja kundër koronavirusit që janë aktualisht në zhvillim e sipër do të funksionojnë. Dhe ky nuk ka qenë asnjëherë një përfundim i sigurt.

Por tani është pothuajse e sigurt se disa vaksina të ndryshme efektive, do të bëhen të disponueshme brenda muajve të ardhshëm. Megjithatë, zhvillimi i një vaksine, është vetëm hapi i parë në një rrugëtim të gjatë drejt dhënies fund të pandemisë.

Detyra akoma më të vështira i presin politikë–bërësit dhe punonjësit e shëndetësisë kur kompanitë farmaceutike t’u dërgojnë dozat e para. Për të eleminuar rrezikun e shpërthimeve epidemike në të ardhmen, aq sa 70 për qind e popullsisë së botës do të duhet të jetë imune ndaj koronavirusit, si përmes vaksinimit ashtu edhe përmes infektimit dhe shërimit.

Meqë vetëm rreth 10 për qind e popullsisë së botës është prekur deri më sot nga Covid-19 (me shumicën e rasteve,të fokusuar tek një numër relativisht i vogël vendesh), kjo krijon një sfidë goxha të madhe për përpjekjet globale të vaksinimit. Arritja e saj do të kërkojë një bashkëpunim global shumë të gjerë, një veprim që mund të jetë më i vështirë, dhe që do të zgjasë shumë më tepër sesa mund t`a marrin me mend shumica e njerëzve.

Sapo të bëhet e qartë se një vaksinë nuk do të thotë një çlirim i menjëhershëm nga kriza, ekziston rreziku që të krijohet një zhgënjim popullor, që mund tas thellojë mosbesimin ndaj vaksinave në pjesë të ndryshme të botës, duke e forcuar sfidën tashmë të tmerrshme të imunizimit të më shumë se gjysmës së popullsisë globale.

Prandaj, qeveritë duhet të shmangin zhgënjimet popullore, duke ua bërë të qartë qytetarëve atë çfarë na pret, dhe duke ulur pritshmëritë. Nga ana tjetër, duke vazhduar me vrull fushatat e vaksinimit për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur.

Disa vaksina mund të jenë në prag të aprovimit nga autoritet, por do të duhet të kalojë të paktën 1 vit derisa ato të jenë gjerësisht të disponueshme në pjesën më të madhe të botës. Vendet me të ardhura të larta, kanë porositur tashmë 9 miliardë dozat e para të vaksinave kandidate kryesorë, përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kompanitë farmaceutike.

Përmbushja e këtyre porosive, do të zërë pjesën më të madhe të kapacitetit global të prodhimit të vaksinave për 12 muajt e ardhshëm, dhe ndoshta më gjatë.

Rreth 80 për qind e dozave të vaksinës që presin të prodhojnë në vitin 2021 Pfizer dhe BioNTech, janë tashmë të rezervuara. Ashtu siç janë 100 për qind e dozave që parashikon të prodhojë Moderna.

Australia, Kanada, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian, kanë porositur doza të mjaftueshme për të vaksinuar disa herë gjithë popullatën e tyre. Ka të ngjarë që në fund,këto vende të vendosin të heqin dorë nga dozat e tyre të tepërta, ose t’i dhurojnë ato. Por shumica nuk do t`a bëjnë këtë derisa popullatat e tyre të vaksinohen.

Vendet me të ardhura të ulëta, do ta shohin veten në fund të radhës, të detyruara të mbështeten tek mekanizmat e financuar nga donatorët. Mekanizmi më premtues në këtë kuadër është COVAX, një nismë shumëpalëshe e drejtuar nga Koalicioni për Nismën e Gatishmërisë Epidemike, Aleanca GAVI dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që synon të sigurojë qasje të barabartë globale tek vaksinat kundër koronavirusit.

Me përjashtim të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që kanë refuzuar të marrin pjesë, praktikisht çdo vend i zhvilluar në botë ka nënshkruar një marrëveshje me COVAX, për të mbështetur përpjekjet e zhvillimit të vaksinave, dhe shumë prej tyre kanë rënë dakord të ndihmojnë në financimin e shpërndarjes së vaksinave në 92 vendet me të ardhura të ulëta, pasi të autorizohet shpërndarja e tyre.

Por COVAX i duhen ende miliarda dollarë për të blerë vaksinat që nevojiten. Edhe nëse presidenti i zgjedhur Joe Biden, vendos të ketë një qasje ndryshe nga Trump duke e mbështetur COVAX, në skenarin më të mirë vetëm 20 për qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta do të kenë qasje tek vaksina, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Edhe arritja e këtij pragu modest, ka të ngjarë të varet nga miratimi i vaksinës sëAstraZeneca–Oxford, e cila përdor një teknologji më të thjeshte sesa vaksinat me bazë mRNAtë Pfizer–BioNTech dhe Moderna, që janë më të vështira për tu transportuar dhe ruajtur.

AstraZeneca, ka nënshkruar tashmë marrëveshje me prodhuesit në vende si Brazili dhe India, dhe pret të prodhojë deri në 3 miliardë doza -të mjaftueshme për 1.5 miliard njerëz – deri në fundin e vitit 2021, teksa gjysma e kësaj shume është rezervuar për shpërndarje në të gjithë botën.

LEXO EDHE:  “Media do dalë me lajmet bombastike”/ Paralajmëron Alfred Cako: Ja kur do bëhet izolimi i dytë

Mungesat e vaksinave në botën në zhvillim, mund të kompensohen disi nëse kompanitë e tjera farmaceutike, bien dakord të shesin vaksinën pranë vlerës së kostos, dhe të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit përmes transferimit të teknologjisë tek prodhuesit në vendet në zhvillim.

Gjithashtu edhe Kina mund të mbulojë disa nga mungesat, përmes eksportit të vaksinave të saj, sikurse ka thënë se ka ndërmend të bëjë. Por testet e vaksinave kinezë janë ende në vazhdim, dhe të dhënat e plota mbi sigurinë dhe efikasitetin e tyre nuk janë bërë ende publike.

Edhe në skenarët më të mirë të prodhimit dhe eksportit, kërkesa ndërkombëtare për vaksina ka të ngjarë që ta tejkalojë furnizimin të paktën deri në vitin 2022. Për më tepër, plotësimi i kërkesës nga vendet e varfra është vetëm gjysma e betejës. Këto vende duhet të identifikojnë marrësit e vaksinave, t’i shpërndajnë dozat gjerësisht dhe në mënyrë të barabartë, dhe të adresojnë çdo hezitim rreth vaksinimit në mesin e popullatës.

Studimi ynë mbi shpërndarjen e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, sugjeron se të gjitha këto operacione do të shoqërohen me vështirësi edhe në vendin më të pasur në botë. Dhe padyshim, që ato do të jenë edhe më komplekse në vendet në zhvillim.

Ndër vendimet më të vështira që do të duhet të marrin vendet në fazën fillestare të shpërndarjes, është se kush do vaksinohen të parët. Ndërsa një pjesë e përgjigjes për këtë pyetje, do të varet nga tiparet specifike të vaksinës, ekspertët bien në përgjithësi dakord se prioritet duhet të kenë segmentet më të rrezikuara të popullatës – kryesisht punonjësit e sistemit shëndetësor, të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike, të cilat i vendosin në rrezik për jetën në rastet e Covid-it më simptoma të rënda.

Megjithatë, përkthimi i këtij udhëzimi në politika të zbatueshme, nuk do të jetë domosdoshmërisht i drejtpërdrejtë. Vetëm përshkrimi i këtyre kategorive dhe hartimi i programeve bazuar në to, kërkon kohë dhe burime, sidomos në vendet që nuk mbajnë shënime të hollësishme mbi demografinë, apo gjendjen shëndetësore të qytetarëve.

Një vështirësi tjetër, do të jetë sigurimi i qasjes së barabartë në të gjitha rajonet gjeografike, nivelet e të ardhurave dhe shtresat sociale. Popullatat e pasura, urbane dhe me lidhje politike, ka të ngjarë t`a kenë më të lehtë të vaksinohen sesa ato të varfra, rurale dhe të lëna pas dore.

Dhe korrigjimi i këtij çekuilibri, do të kërkojë kohë dhe burime shtesë. Pengesa e fundit, do të jetë bindja e të gjithë njerëzve që të vaksinohen. Në një studim të fundit mbi gatishmërinë e vaksinimin në 19 vende të botës, vetëm 71 për qind e të pyeturve në përgjithësi thanë se do të kishin shumë ose disi gjasa që të vaksinoheshin.

Gatishmëria më e madhe ishte në Kinë (90 për qind) dhe më e ulëta në Rusi (55 përqind). Një sondazh tjetër mbi 15 vende, raportoi nivele të ngjashme të pranimit të vaksinave, me popullatat evropiane dhe ato të Amerikës së Veriut që mbeten pas atyre aziatike dhe të Amerikës Latine.

Siguria e vaksinave ka qenë shpesh një shqetësim i publikut, sidomos ato vaksinat e reja dhe të panjohura. Por propaganda dhe dezinformimi kundër vaksinave, shpesh i shpërndarë me shpejtësi përmes mediave sociale, e ka shtuar vështirësinë në krijimin e besimit në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, ku zhvillimi i vaksinave është politizuar shumë.

Të gjitha këto pengesa, do të pengojnë përpjekjet globale për të imunizuar në nivelin e duhur popullsinë e botës,në mënyrë që të zhduket pandemia e koronavirusit. Për pasojë, rreziku i shpërthimeve epidemike do të vazhdojë edhe shumë kohë pasi të shpërndahet gjenerata e parë e vaksinave.

Ndaj masat e distancimit social, kontrollet e kufijve, dhe ndërhyrjeve të tjera të shëndetit publik, do të duhet të qëndrojnë në fuqi edhe për shumë muaj. Kjo gjë ka të ngjarë të sjellë zhgënjimin e popullsisë, sidomos pasi pabarazitë shëndetësore midis dhe brenda vendeve, do të bëhen më të dukshme me kalimin e kohës.

Zhgënjime të tilla, mund ta shtojnë skepticizmin ndaj vaksinave dhe të nxisin njëdezinformim akoma më të rrezikshëm, duke shtuar kësisoj sfidat e programeve globale të imunizimit. Për këtë arsye, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme duke bërë të qartëpritshmëritë reale rreth vaksinimeve, dhe për t’i kalibruar me kujdes mesazhet e tyre publike.

Shënim: Josh Michaud, është drejtor i asociuar për Politikën Globale të Shëndetit në Fondacionin ”Kaiser Family”. Jen Kates, zëvendëspresidente dhe drejtore e Politikës Globale të Shëndetit dhe HIV në këtë fondacion.

Marrë me shkurtime nga “Foreign Affairs”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse Bajden duhet ta vërë me shpatulla pas murit Putinin në samitin e Gjenevës

Publikuar

-

Nga

Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Policy Analysis”

Administrata e Bajdenit dëshiron që samiti Putin-Biden në Gjenevë, të jetë një hap drejt rivendosjes së një marrëdhënie “të parashikueshme dhe të qëndrueshme” me Rusinë. Por ashtu si shumë nga paraardhësit e tij, të cilët kërkuan një marrëdhënie më të mirë me Putinin, edhe presidenti aktual i SHBA-së ka të ngjarë që të zhgënjehet.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara e dinë se Putini nuk është i interesuar për marrëdhënie

të qëndrueshme me homologun e tij amerikan. Në fakt, Kremlini synon të jetë një forcë destabilizuese, dhe një homologe jo e besueshme.

Lëvizjet dashakeqe të Rusisë në ditët përpara takimit, sinjalizojnë se kjo sjellje nuk ka gjasa që të ndryshojë së shpejti. Vetë samitit është promovuar tashmë si një fitore e PR për Vladimir Putinin brenda vendit.

Media ruse ka pretenduar se ishte Bajden ai që iu lut me ngulm Putinit për takimin, ndërsa ky i fundit po mendonte nëse do t’i “jepte një shans” presidentit amerikan. Ndryshe nga ish-presidenti Trump, admirimi i të cilit për Putinin çoi në një nga samitet më të sikletshme në historinë e SHBA-së në Helsinki të Finlandës, ky president e ka të qartë se kush është në fakt Putini, një njeri me të cilin është përballur për vite me radhë.

Por kjo nuk do të thotë që Bajden është imun ndaj të njëjtit model të “rivendosjeve” të dështuara të paraardhësve nga Klinton tek Bushi dhe Obama. Duke shkuar në këtë takim, presidenti Bajden ka një avantazh kryesor, të cilin Trump e shpërdoroi:aleancat.

Presidenti Bajden duhet që të përdorë takimet me aleatët e SHBA, G-7-ën, NATO-n dhe BE-në për të kërkuar një qasje të koordinuar ndaj Rusisë me rezultate konkrete. Samiti i Gjenevës, është vërtet një shans për një marrëdhënie tjetër SHBA-Rusi, një marrëdhënie në të cilën SHBA-ja dikton axhendën me mbështetjen e aleatëve, dhe ku është ajo që vendos linjat e kuqe të qarta dhe të zbatueshme për sulmet ruse kundër demokracive.

Dhe ja se si mund të bëhet kjo. Së pari, Bajden duhet të shkojë në Gjenevë me një marrëveshje të re nga aleatët në G7, NATO dhe BE, sipas së cilës lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe kleptokracisë, do të jetë një përparësi e aleancës.

Duke koordinuar një goditje ndaj financave të paligjshme dhe korrupsionit strategjik, ekonomitë perëndimore do të minojnë ndikimin keqdashës të Rusisë jashtë vendit, dhe do të promovojnë qëndrueshmërinë demokratike brenda shteteve perëndimore.

Memorandumi i Studimit të Sigurisë Kombëtare (NSSM) i Bajden, që e përcakton luftën kundër korrupsionit si një interes jetik në lidhje me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara është një fillim premtues, por ka ende shumë punë për të bërë në këtë aspekt.

Koordinimi transatlantik, do të jetë thelbësor për çdo përpjekje të suksesshme. Prandaj shkuarja e Bajden në Gjenevë, menjëherë pas takimeve me aleatët kryesorë, duhet të shoqërohet me një shfaqje të forcës. SHBA-ja mund të vendosë sanksione në zbatimin e axhendës së saj anti-korrupsion.

Ndërsa sanksionet janë shndërruar në mjetin kryesor për t’iu përgjigjur Rusisë për gjithçka, nga aneksimi i Krimesë, deri në ndërhyrjen tek zgjedhjet presidenciale amerikane, SHBA-ja nuk ka ndaluar së synuari rrjetet e oligarkëve të Kremlinit, të cilat janë baza e kontrollit të pushtetit nga Putin.

LEXO EDHE:  “Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës”

LEXO EDHE:  Video-Inskenimi Bashës/ Merr në telefon militanten për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë

Aleksei Navalni, udhëheqësi i burgosur i opozitës, ka ofruar një listë të shënjestrave të mundshme për një qasje të tillë. Si pjesë e raportimit të kërkuar nga Kongresi, Departamentet e Shtetit dhe Thesarit kanë bërë kërkime të rëndësishme mbi këtë çështje.

Po ashtu për këtë strategji, ka një mbështetje në rritje dy-partiake në SHBA. Pjesa më e vështirë do të jetë bindja e aleatëve hezitues evropianë. Dhe kjo është arsyeja pse diplomacia në ditët në vijim në samitin e G7 dhe atë BE-SHBA, do të jetë jetike për të paraqitur imazhin e një aleancë të bashkuar.

Së dyti, presidenti Bajden ka thënë se të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, do të orientojnë politikën e jashtme të administratës së tij. Për ta mbajtur atë premtim, ai duhet të përballet me Putinin për shtypjen brutale që ky i fundit i ka bërë zërave të pavarur në Rusi.

Helmimi, gjyqet farsë dhe ndalimi i vazhdueshëm i Navalnit, shënuan vetëm fillimin e përpjekjes së përtërirë dhe brutale të Kremlinit për të shuar zërat opozitarë në vend. Më 4 qershor, Putini firmosi një ligj që e lejon Kremlinin të kriminalizojë çdo organizatë apo person të shoqërisë civile, duke e cilësuar si “terroriste”.

Organizata anti-korrupsion e Navalnit, dhe ato që lidhen me të, cilësohet tani ekstremiste, ashtu si organizatat terroriste. Kremlini ka përdorur të njëjtën etiketë për t’u bërë presion edhe kompanive amerikane, si Google, Tëitter dhe Facebook, për të hequr ose bllokuar përmbajtjen që e konsideron të paligjshme, një eufemizëm për përmbajtjen anti-qeveritare.

Platformat e mediave sociale me bazë në SHBA, sigurojnë një rrugë të fuqishme për zëra të pavarur si Navalni, videot e të cilit në YouTube marrin miliona shikime nga populli rus.

Së treti, Bajden duhet t’ia bëjë të qartë Putinit se ai është përgjegjës për sulmet kibernetike që vijnë nga kufijtë e Rusisë, pavarësisht nëse ato urdhërohen nga shteti apo jo. Ashtu siç nuk kemi toleruar strehët e sigurta terroriste në të gjithë botën, ne nuk mund të tolerojmë as strehimin e hakerave që sulmojnë infrastrukturën tonë jetike.

Sulmet e fundit ndaj sigurisë energjitike, ushqimore dhe shëndetësore nxjerrin në pah, se si kriminelët kibernetikë që veprojnë nga brenda Rusisë me pëlqimin e qeverisë, po ndikojnë në jetën e përditshme të amerikanëve të zakonshëm.

Bajden ka përpara një axhendë të konsiderueshme në një varg samitetesh, teksa po e rindërton pozicionin e Amerikës në skenën botërore. Samiti i Gjenevës do të jetë më i vështiri nga të gjithë. Por vetëm duke ia bërë të qartë Moskës se ku ekzistojnë linjat e kuqe dhe pasojat e shkeljes së tyre, mund të arrihet një lloj stabiliteti global.

Padyshim që kjo qasje mund të sjellë tone të ashpram, dhe jo shfaqjet e zakonshme të mirëkuptimit në parim, që kemi pritur nga samitet e mëdha. Por në fund të fundit, kjo do të na çojë atje ku duhet të jemi realisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Frikërat, pseudonimi, marrëdhënia me një të mitur/ Legjendat dhe të vërtetat mbi Stalinin

Publikuar

-

Nga

A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 faqe në ditë? Dhe a është e vërtetë që la shtatzënë një vajzë fshatare 14-vjeçare, që lindi një fëmijë me të? Le të shohim se cilat nga këto janë të vërteta dhe cilat prej tyre nuk kanë ndodhur kurrë.

Legjenda nr.1:Stalini kishte frikë nga fluturimi, ndaj ai i ndaloi të gjithë zyrtarët e lartë të partisë të udhëtonin me avion

Kjo është e vërtetë, pasi gjatë gjithë jetës së tij, Stalini udhëtoi vetëm 2 herë me avion. Në nëntor 1943, ai udhëtoi nga Bakuja në Teheran për të takuar Ruzveltin dhe Çërçillin, dhe në dhjetor të atij viti kur u rikthye në Moskë.

Në të gjitha rastet e tjera, ai preferonte transportin në rrugë tokësore ose ujore, pavarësisht

se sa kohë zgjaste ai. Megjithatë, frika e tij nga fluturimi ishte e justifikuar. Në ato kohë, përplasjet e avionëve ndodhnin rregullisht, dhe 2 inxhinierët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Stalinit kishin humbur jetën në to.

Legjenda nr.2:Stalini përdorte një glob kur drejtonte luftën, pasi nuk dinte t’i lexonte hartat

Kjo tezë u përhap për herë të parë nga Nikita Hrushov, i cili erdhi në pushtet pas Stalinit. Duke iu drejtuar Kongresit të 20-të në shkurtin e vitit 1956, Hrushovi përveç denoncimit të kultit të personalitetit të ish-udhëheqësit dhe krimeve të tij, u tha të pranishmëve se Stalini kishte qenë plotësisht injorant në çështjet ushtarake. Por shumë bashkëkohës të Stalinit e hodhën poshtë këtë gjë.

Legjenda nr.3:Stalini nuk fliste rusisht deri në moshën 10 vjeçare, por mësoi rusisht për t’u bërë prift

Stalini ishte me origjinë nga Gjeorgjia, ndaj gjuha e tij amtare ishte gjeorgjishtja. Nëna e Stalinit dëshironte që djali i saj të bëhej prift, ndaj vendosi ta dërgonte në një shkollë fetare të Kishës Ortodokse. Por ai u refuzua, pasi nuk dinte rusisht. Më pas ajo i bindi fëmijët e priftit të zonës që t’i mësonin gjuhën ruse djalit të saj.

Legjenda nr.4:Pseudonimi ‘Stalin’ do të thotë ‘çelik’

Josif Xhugashvili e zgjodhi pseudonimin e tij kryesor, gjatë kohës kur vendosi të dalë përtej kufijve të politikës rajonale të Kaukazit. Për shkak se emri duket rrjedh nga fjala ruse “stal” që do të thotë çelik, shumë njerëz besuan se kjo nofkë ishte një aludim i qëllimshëm ndaj këtij metali që simbolizon fortësinë.

Por shumë studiues thonë se termi Stalin nuk kishte asnjë lidhje me çelikun. Teoria më kurioze është se Stalini i vuri këtë emër vetes për nder të gazetarit liberal Evgeni Stalinski, që botoi në rusisht një përkthim të poezisë së famshme gjeorgjiane “Kalorësi në lëkurën e panterës” të Shota Rustavelit. Stalini ishte një admirues i madh i Rustavelit.

LEXO EDHE:  Video-Inskenimi Bashës/ Merr në telefon militanten për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me bursat e studentëve?/ Rama sqaron edhe hapjen e kufijve

Legjenda nr.5:Ai pati një fëmijë me një vajzë fshatare 14-vjeçare

Emri i saj ishte Lida Pereprigina dhe në kohën e lidhjes së saj me Stalinin 37-vjeçar, ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Gjatë viteve 1914-1916si i mërguar në Siberi, Stalini banonte në shtëpinë e prindërve të saj. Lida kishte dy fëmijë me të. I pari vdiq, ndërsa i dyti lindi në prillin e vitit 1917, dhe u regjistrua si Aleksandër Xhugashvili (me mbiemrin e vërtetë të Stalinit).

Ai pati telashe me fshatin që e akuzoi për marrëdhënie me një të mitur. Ndaj u detyrua të premtonte se do të martohej me Lidën, por sapo mbaroi periudha e mërgimit, ai u largua. Më vonë Lida Pereprigina i shkroi Stalinit duke kërkuar ndihmën e tij, por nuk mori asnjë përgjigje. Gjatë viteve 1930, ajo u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje për të mos zbuluar “sekretin e babait” të djalit të saj.

Legjenda nr.6:Stalini ishte një asket

Miti popullor se Stalini jetoi vetëm me një pallto ushtarake gjatë gjithë jetës së tij, se

nuk la asnjë kursim kur vdiq, dhe se pati një stil jetese prej asketi, është plotësisht i pavërtetë. Në fakt, ai ishte jashtëzakonisht i pasur, pasi kishte qasje të pakufizuar në të gjitha avantazhet dhe privilegjet e detyrës.

Makina, vila, mjekë privatë, ushqim cilësor, dhe një staf të madh shërbëtorësh në secilën prej vendbanimeve të tij. Gjatë kohës që drejtoi Bashkimin Sovjetik, për të u ndërtuan rreth 20 rezidenca zyrtare jashtë qyteteve në pjesë të ndryshme të vendit, dhe të gjitha ishin të pajisura me pajisjet më të fundit moderne. Paga e tij zyrtare ishte 10.000 rubla në muaj me kursin e kohës. Por ai nuk kishte nevoje për to.

Legjenda nr.7:Stalini ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e tij, dhe ruhej personalisht nga disa mijëra njerëz të shërbimeve sekrete

Stalini ruhej në kohë të ndryshme nga disa dhjetëra dhe dhjetëra mijëra burra, si për shembull  gjatë udhëtimit të tij në Potsdam në verën e vitit 1945. Sipas kujtimeve të truprojës së tij Vladimir Vasiljev, edhe kur mbaheshin koncertet zyrtare në Teatrin Bolshoi, përveç rojeve përreth ndërtesës, në hyrje-dalje dhe prapaskena, salla ishte e mbushur me pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë të veshur me rroba civile. Kishte një agjent për çdo 3 të ftuar. Stalini nuk i zinte besë askujt, madje as kuzhinierëve të tij personalë. Ai niste të hante vetëm pasi ushqimin e kishte provuar dikush tjetër më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Publikuar

-

Nga

Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemisë, kampionati evropian i futbollit “Euro 2020” çeli siparin të premten. Ndërsa futbolli mund të jetë spektakolar –në të marrin pjesë 7 skuadrat më të mira në botë, dhe do të ketë tifozë në tribuna pas një viti heshtjeje për shkak të Covid– edhe politika mund të jetë po aq interesante.

Nuk ka shumë ndeshje të tensionuara (Serbia nuk u kualifikua, duke shmangur kësisoj një përplasje të mundshme me Kroacinë, dhe as Bjellorusia, duke mos e sikletosur shumë UEFA–n se çfarë duhej të bënte me të). Gjithsesi ka ende shumë burime të mundshme të tensioneve. Ja cilat mund të jenë disa prej tyre:

FrancëGjermani

Kjo ndeshje përfaqëson më shumë sesa krenaria kombëtare. Pas Brexit, ekuilibri i fuqisë midis Francës dhe Gjermanisë është nën vëzhgim të madh. Ka zëra në Francë, sidomos në të djathtën ekstreme, për një dominim në rritje të Gjermanisë brenda BE-së. Ndeshja e së martësdo të shikohet nga afër, edhe si një tregues kush nga partnerët është më i fortë.

Belgjika e brishtë

Futbolli është një nga mënyrat e fundit, përmes së cilës belgët e tregojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë. Prandaj nëse Djajtë e Kuq do të jenë sërish një nga ekipet më të mira të turneut, Belgjika do përjetojë me siguri një valë tjetër të rrallë të nacionalizmit, duke lënë mënjanëdallimet e forta gjuhësore midis nacionalistëve flamandë dhe pjesë tjetër të vendit.

FinlandëRusisë

Është si një ndeshje klasike:Davidi kundër Golias. Finlanda, për herë të parë pjesë e një turneu të madh futbollistik, do të përballet me Rusinë, që ka marrë pjesë në 11 kampionate Evropiane, e dyta vetëm pas Gjermanisë.

Një ish-ministër i Mbrojtjes në Finlandë, thoshte dikur se 3 kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen e vendit ishin “Rusia, Rusia, Rusia”. Kjo moto dominon edhe sot. Ndërsa një humbje do të ruante statuskuonë, një fitore kundër fqinjit të saj imponues do t’i jepte vendit prej 5 milionë banorësh një moment të fortë krenarie.

Ukrainë – Rusi

Ndërsa këto 2 vende janë të përfshira në një konflikt të armatosur, një ndeshje e mundshme midis tyre tej fazës së grupeve,mund të bëjë që policia të jetë më e shqetësuar për përleshjet në fushë sesa në tribuna. Dhe tensionet janë që tani të larta.

Zyrtarët rusë u zemëruan me uniformën e ekipit të Ukrainës, që përmban një hartë të vendit ku përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe territoret e Donjeckut dhe Luhanskut, që të dyja të kontrolluara nga separatistët pro-rusë. Të enjten, Ukraina u urdhërua nga UEFA të ndryshojë uniformën e saj. Presidenti ukrainas VolodimirZelenski deklaroi se uniforma është “padyshim e veçantë”, por ajo afirmon sovranitetin territorial të vendit.

Bakuja bën të ndihet prania e vet

Ndër kuriozitetet e turneut të këtij viti është prania e Bakusë, kryeqytetit të Azerbajxhanit, midis 11 qyteteve pritëse. Ndërsa as Azerbajxhani dhe as Armenia nuk u kualifikuan në finalet e evropianit, konflikti midis dy fqinjëve vazhdon.

Në fillim të kësaj jave, Azerbajxhani refuzoi akreditimin e gazetarit rus me origjinë armene Nobel Arustamjan, duke përmendur si arsye vizitat e tij të kaluara në rajonin e Nagarno–Karabakut, ku vitin e kaluar pati një luftë të dytë mbi rajonin e kontestuar. Vendimi shkaktoi shumë zemërim në Rusi dhe Moska tha se po kërkonte një zgjidhje.

Ulja në gjunjë

Luftërat kulturore do të jenë të pranishme edhe në “Euro 2020”. Futbollistët janë ulur shpesh në gjunjë muajt e fundit përpara fillimit të ndeshjeve,për të treguar mbështetjen e tyre për lëvizjen “Black Lives Matter”, dhe për të protestuar kundër racizmit dhe padrejtësive sociale.

Por kjo ka ndodhur kryesisht në stadiume bosh gjatë pandemisë.

Por tifozët do të jenë të pranishëm për “Euro 2020”, dhe ata nuk janë që të gjithë të lumtur për këtë. Lojtarët anglezë dhe irlandezë tashmë janë tallur gjatë ndeshjeve miqësore, ndërsa skuadra të tjera si Kroacia po planifikojnë të qëndrojnë në këmbë. Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshkruar gjunjëzimin si një “provokim”.

Skoci-Angli

Një fitore e papritur ndaj Anglisë në Uembli në ndeshjen 18 qershorit, diçka që Skocia nuk e ka arritur që nga viti 1999, ka të ngjarë të rrisë ndjenjën nacionaliste në veri të kufirit. BorisXhonson – kryeministri anglez i Mbretërisë së Bashkuar – ka nevojë për një fitore të lehtë të Anglisë për të shuar entuziazmin separatist që do të nxitej nga një fitore e skocezëve. Përkryeministren skoceze, Nikola Starxheion, kjo ndeshje përfaqëson një shans që futbolli tëçojë përpara kauzën e saj të pavarësisë. /Bota.al

LEXO TE PLOTE