LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revoltohet Murrizi/ S’kam ndërmend të votoj paçavure

17 Dhjetor 2020, 11:00, Politikë CNA
Revoltohet Murrizi/ S’kam ndërmend të votoj paçavure

Deputeti Myslim Murrizi, në seancën e sotme plenare u shpreh kritik gjatë fjalës së tij në lidhje me vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

Murrizi theksoi se SPAK nuk po heton politikanët, duke shtuar se në Gjykatë Kushtetuese po hyjnë njerëz që kanë lidhje me pushtetin.

?Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua.

Nuk votoj kundër Kushtetutës me porosi të ambasadorëve, se duan ndërkombëtarët. Na keni sjellë disa emra që janë të afërt me njerëz në pushtet. Nuk votoj çdo paçavure, pse thotë edhe një filan a fistek i huaj. Po bëni Gjykatë Kushtetutese me njerëzit tuaj?, tha Murrizi.

Lajmet e fundit nga