Politikë
Ndryshimet në qeveri/ Balla: Rama është trajneri, ai thotë ti do hysh e ti do dalësh

Avokati Adriatik Lapaj ka replikuar mbrëmjen e sotme me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për nmdryshimet në qeveri.
Lapaj tha se është etike nga ana politike dhe qytetare që Bledi Çuçi e mësoi lajmin e emërimit nga media dhe jo nga kryeministri Edi Rama.
Por Balla e kundërshtoi dhe deklaroi se politika është si një ekip, ku trajneri thotë se kush do hyjë e kush do dalë.
Replika në emisionin “Open”:
Lapaj: Mua personalisht më duket joetike politikisht dhe qytetarisht që ministri Çuçi e merr vesh nga media faktin se do të jetë ministër i Brendshëm, aq më shumë duke qenë ministër i një sektori tjetër. Rama duhej të ulej në tryezë, të diskutonte me Çuçin. Ku jemi me bujqësinë, çfarë po ndodh? Si është situata? A jeni gati për postin e ri, a e bëni dot? A keni kualifikimin e duhur? Arroganca ndikon te qytetarët. Njerëzit kanë dinjitet. Ne po diskutojmë në nivel parimor. Kur ti e emëron pa e pyetur, imagjononi çfarë ndodh me një shkarkim. Dhe Balla duhet ta pranojë që ka diçka jo normale këtu.
Balla: Rama ka bërë një sërë konsultimesh me emërimet. Ka biseduar me kryetarin e Kuvendit dhe me mua përsa i përket këtyre dy emrave. Politika është si një ekip që trajneri thotë ti do hysh, ti do dalësh. Nuk besoj që ka ekip ku lojtarët kundërshtojnë të hyjnë në lojë. E vetmja parti që ka ekip, lidership dhe lojtarë jemi ne. Nuk ja vlen të hyjmë në këtë diskutim. Në fund të fundit Çuçi është pjesë e kabinetit dhe jemi 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Qeveria propozoi një njeri që ka punuar shumë./ CNA.al
1 Koment