Connect with Us

Ndërpreu vettingun duke u dorëhequr/ Arjana Liço mbetet 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

Vetingu

Ndërpreu vettingun duke u dorëhequr/ Arjana Liço mbetet 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, e cila dha dorëheqjen duke bërë që procesi i vettingut për të ndërpritet si dhe të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite duke humbur dhe statusin e magjistratit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 5 mars 2020 të deklarojë humbjen e së drejtës së Arjana Liços për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

LEXO EDHE:  KPA "rrëzon" krahun e djathtë të Adriatik Llallës

Ndërsa sot në seancën e KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë la në fuqi këtë vendim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria i “pret kokën” prokurorit/ Ku i gjeti Agim Dalipaj paratë, për shtëpinë në bregdet?

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, prokurorin e Tropojës  Agim Dalipaj.

Shkak për shkarkimin e tij, janë bërë problematikat me pasurinë dhe profesionalizmi.

Kujtojmë se Komisioni i pati kaluar barrë prove , pasurinë prokurorit Dalipaj.

ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.

Në kontratën e porosisë është deklaruar se çmimi i apartamentit në shumën 21 mijë e 500 euro është likujduar jashtë zyrës noteriale. Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit ka qenë pjesë e procesit të legalizimit të këtij apartamenti, pavarësisht se ndërtimi ishte kryer nga pala shitëse.

LEXO EDHE:  Gjyqtari i Apelit në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin për Genti Shalën

LEXO EDHE:  Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i “pret” kokën këshilltares ligjore

Shoqëria ndërtuese ka informuar se subjekti ka shlyer vlerën 1.6 milionë lekë dhe se pjesa tjetër do të jepet kur të hipotekohet. Komisioni konstaton se, megjithëse subjekti e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2009, nuk ka pasqyruar pjesën e shlyer dhe detyrimin e mbetur.

Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se prokurori Dalipaj e kishte hetuar shitësin e apartamentit, L.Rr. në vitin 2002 dhe se e kishte pushuar çështjen në ngarkim të tij në vitin 2003./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Plasin dorëheqjet në Prokurorinë e Tiranës/ Prokurorja “kurth” KPK me raporte mjekësore

Publikuar

-

Nga

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Anila Galanxhi Papa, pasi ka zvarrritur Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me raporte mjekësore, ka dhënë dorëheqjen.

Sot u raportua për dorëheqjen e prokurorit Granit Shahu, por më herët, sipas Komisionit të pavarur të Kualifikimit ka dhënë dorëheqjen edhe prokurorja Anila Galanxhi, Papa.

Kujtojmë se me 27.07 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, Anila Galanxhi Papa, shkruan CNA.al.

Me datë 18.05.2021 është njoftuar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 21 maj 2021, ora 14:30, nuk do të zhvillohet,  pasi  subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Më pas, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 7 qershor 2021, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen.

Galanxhi ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005 e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

LEXO EDHE:  KPA "rrëzon" krahun e djathtë të Adriatik Llallës
LEXO EDHE:  KPA “rrëzon” krahun e djathtë të Adriatik Llallës

Emri i saj është bërë mediatik dhe prokurore, pas arrestimitë të shtetasit turk Selami Simsek, i cili është dënuar me një vit burg, pasi u akuzua për falsifikim, shkruan CNA.al.

Gjithashtu prokurorja në fjalë është lakuar për një ngjarje në vitin 2016, kur policia kishte prangosur një ndërtuese (N.Q), dhe prokuroja e kishte lënë të lirë.
Kjo gjë ka sjellë përplasjen mes Policisë (Komisariati numër 2) dhe prokurores në fjalë dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej.

E vetmja gjë që dihet është incidenti, që është pasqyruar në shtyp, incident për të cilin kishte dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Galanxhi të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Ndërsa patundshmërinë, bashkëshorti i saj e ka të trashëguar./CNA.al

Nga përplasja me Policinë tek verifikimi në KLP/ Në filtër prokurorja Anila Galanxhi Papa

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Prokurori me X5 dhe Range Rover, në panik/ Granit Shahu dorëhiqet para Vettingut

Publikuar

-

Nga

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Shkodër/ Granit Shahu, shpalli fajtor të vdekurit

Granit Shahu që tentoi të merrte postin e Prokurorit të Përgjithshëm në vitin 2017 ka dhënë dorëheqjen nga posti i prokurorit, para se të dilte në Vetting.

Kërkesa, raportohet se  është dorëzuar nga vetë prokurori në Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasi ngeci në Vettingun parlamentar, në vitin 2017, Shahu nuk ka guxuar të përballet me Vettingun e Drejtësisë, shkruan CNA.al.

Kujtojmë se në kohën kur kandidoi për t’u zgjedhur si i përkohshëm në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Shahu nuk arriti të tejkalonte Komisionin e Ligjeve.

Me 15 dhjetor 2017, Bledi Çuçi, nga Komisioni i Ligjev, ndërsa prezantoi raportin e komisionit për kandidatët për kryeprokuror të Pergjithshëm, ka treguar edhe arsyet se përse u skualifikua prokurori Granit Shahu, i cili ndër vite ka pasur në duar edhe “dosje të nxehta”.

“Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë me pasjen e jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore sa i përket integritetit moral dhe professional. Për më tepër shikoni përgjigjet e ardhura nga dy institucionet përkatëse, nga ILDKP dhe nga Autoriteti i Dosjeve”, kështu ka deklaruar Çuçi, gjatë prezantimit të raportit.

Ai ka hetuar ngjarjen e 6 Prillit 2006, kur helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare u rrëzua në ujërat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe duke lënë një të plagosur.

LEXO EDHE:  Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

LEXO EDHE:  Pesë shtëpi dhe dy makina/ Suela Zhegu e akuzuar për grabitje dhe mashtrim

Epilogu i nxjerrë nga prokurori Shahu për këtë ngjarje ishte se viktimat ishin fajtorë.

CNA.al ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI.

Në deklaratën fillestare, prokurori Granit Shahu rezulton pronar i një banese me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë shkruan CNA.al.

Përveç të ardhurave nga puna e tij, ka të ardhura dhe nga puna e bashkëshortes në IOM.

Ndërsa si pasuri të luajtshme ai deklaron një automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë, blerë në vitin 2012.

Në vitin 2016 ka blerë një  Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, ndërsa ka shitur BMV X5 me vlerë 1 800 000 lekë.

Një vit më vonë ka shitur Range Rover me vlerë 27 000 euro dhe ka blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro, për të cilën ka  paguar cash 5 784 euro. Ndërsa paguan në formë kredie 8 500 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Granit Shahu./CNA.al

Nga X5, tek Range Roveri e Ford Fiesta/ Pasuria e prokurorit që garoi me Arta Markun

Ngeci në Vettingun parlamentar/ Granit Shahu nën “ethe” nga KPK

Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK

LEXO TE PLOTE