LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i Altin Binajt në Kushtetuese/ Kim: Lajm i madh! Tani mbetet vetëm vakanca e Presidentit, KED të veprojë shpejt

17 Dhjetor 2020, 15:11, Aktualitet CNA
Miratimi i Altin Binajt në Kushtetuese/ Kim: Lajm i madh! Tani mbetet

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur votimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese që vjen nga vakancat e Parlamenti, Altin Binaj.

Kim shprehet se KED duhet të veprojë shpejt që të dëgjojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale sipas Kim do  të thatë një hap para drejt integrimit në BE.

?Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit?, tha Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga