Connect with Us

Mbyllja e vendit në prag të festave të fundvitit?/ Silva Bino tregon mënyrën se si do të veprohet

Aktualitet

Mbyllja e vendit në prag të festave të fundvitit?/ Silva Bino tregon mënyrën se si do të veprohet

Publikuar

-

Mbyllja e vendit në prag të festave të fundvitit?/ Silva Bino tregon mënyrën se si do të veprohet

Pandemia e Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish çdo ditë në vend, dhe kjo prirje po shihet me shqetësim nga qytetarët. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, ka folur në Euroneës Albania rreth pandemisë në vend, dhe masat të cilat do të merren për menaxhimin e virusit.

Ajo tha se gjatë dy javëve të fundit vihet re një stabilizim i gjendjes, kjo dhe për shkak të masave të pjesshme që janë ndërmarrë.

“Jo, ne nuk kemi pasur një rritje drastike të numrave siç kishim vënë re tre apo katër javë më parë, por gjatë këtyre dy javëve të fundit vumë re një tendencë stabilizim, gjë e cila vjen edhe nga masat e bllokimit të pjesshëm, që ne kemi aktualisht pasi mbajtja e maskave me detyrim në mjedisin e jashtëm ishte një masë, e cila nuk është respektuar aq sa duhet nga qytetarët shqiptare, të cilët i mbajnë maskat, por i mbajnë në qafë dhe nuk i mbajnë ashtu siç duhet”, tha ajo.

Mjekja Silva Bino tha se shkenca ka vërtetuar tashmë se coronavirus nuk përhapet vetëm nga spërklat e pështymës, por përhapet edhe përmes rrugëve ajrore.

“Por dihet se coronavirus, Sars Cov-2 është një virus që nuk përhapet vetëm nëpërmjet spërklave, por përhapet gjithashtu dhe nëpërmjet rrugës ajrore, pra është një virus që qëndron në ajër. Ne mund ta përhapim virusin edhe duke folur, edhe duke kënduar dhe nuk e përhapim vetëm në përmjet spërklave. Pikërisht për këtë arsye është tepër ngjitës, këto janë fakte që janë provuar shkencërisht, dhe kjo është e domosdoshme”, tha ajo.

E pyetur se a rrezikon Shqipëria të shkojë drejt ri-mbylljes, znj. Bino tha se gjithçka varet nga shifrat.

LEXO EDHE:  Foto-U fotografua rrugëve të qytetit/ Reagon këngëtarja e prekur nga Covid-19

“Situata jonë është e njëjtë me të gjithë vendet e Ballkanit dhe aktualisht Ballkani ka një rënie të numrit të rasteve, por domethënë situata jonë është e ngjashme me vende të tjera të Ballkanit. Kjo do të varet nga shifrat, janë masat që po ndiqen kohë pas kohë. Ne nesër do të kemi një rivlerësim të javës se si ka shkuar, dhe dyjavëshit që ka shkuar, dhe në këtë mënyrë do të vendosim në drejtim të masave më shtrëngese apo jo”, tha ajo.

Gjithashtu znj. Bino u shpreh se nuk është e këshillueshme që për festat e fundvitit të udhëtohet nga një qytet në tjetrin, pasi kjo lëvizje shton ajo rrit mundësinë e përhapjes së Covid-19.

“Nga vendimet që do të merren, ajo çfarë unë do të thoja është që qytetarët të jenë të përgjegjshëm vetë, që të mënjanojnë udhëtimet nga një qytet tek tjetrit gjatë festave, sepse kjo shkakton grumbullime dhe transportim të virusit nga një qytet në tjetrin. Sa më pak njerëz të qëndrojmë në shtëpitë tona dhe t’i festojmë me familjet tona festat, aq më mirë do të jetë në drejtim të kontrollit të virusit”, shtoi ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Kryemadhi uron Krishtlindjen/ Heshtje e detyruar nga pandemia! Mos kini frikë

LEXO EDHE:  Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE