Connect with Us

Kancelarja Merkel: Vaksinimet për Covid-19 mbeten vullnetare

Bota

Kancelarja Merkel: Vaksinimet për Covid-19 mbeten vullnetare

Publikuar

-

Qeveria gjermane ka rikonfirmuar pozicionin e saj se vaksinat kundër koronavirusit duhet të mbesin vullnetare. Në Bundestag, megjithatë, kancelarja Merkel u bëri thirrje qytetarëve të përfitojnë nga opsioni i vaksinimit.

Objektivi është imuniteti i tufës. Po të mos vaksinohen më shumë se 40, 50 ose 60 përqind e njerëzve, do t’u duhet të gjithëve të mbajnë maskë për një kohë të gjatë, tha kancelarja. Merkeli nuk i përjashtoi ndryshimet në strategjinë e vaksinimit kundër Covid-19. Procedura varet gjithashtu edhe nga ajo që do të konstatojnë autoritetet e licencimit të vaksinës në lidhje me përshtatshmërinë e vaksinave për secilin grup të popullatës. Për shembull, ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për fëmijët, tha kancelarja gjermane.

Një studim i Universitetit të Leipzigut kohët e fundit evidentoi se vetëm një në dy qytetarë dëshirojnë të vaksinohen. Në prill, gatishmëria për vaksinimin ishte 79 përqind. Përballë gatishmërisë në rënie për të vaksinuar popullatën, shoqata e mjekëve Marburger Bund foli në favor të organizimit të një fushate të gjerë mediatike.

Borxhi jo me taksë për pronën

Për të financuar borxhin shtesë të shkaktuar nga pandemia e Coronas, Kancelarja Merkel e përjashtoi futjen e një takse për pronën. Gjithashtu nuk do të ketë shkurtime në shpenzimet sociale, tha Merkeli në një orë pyetjeje për qeverinë në Bundestag. Detyrë kryesore është krijimi i rritjes ekonomike, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura, tha ajo.
Në të njëjtën kohë, kancelarja mbrojti vendimin e qeverisë që farmacitë të shpërndajnë maska ​​FPP-2 për njerëzit mbi 60 vjeç. Merkeli theksoi se kjo formë e shpërndarjes ishte aktualisht e realizueshme. Në një hap të dytë, maskat mbrojtëse do të shpërndahen ndryshe. Ajo e dha këtë shpjegim pas kritikave të djeshme për radhët e gjata, që u formuan dje para farmacive.

LEXO EDHE:  Katër viktima në 24 orë/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve

Temë qendrore e pyetjes së qeverisë nga parlamenti ishin gjithashtu bisedimet midis ministrive, në lidhje me zbatimin e ligjit të planifikuar të zinxhirit të furnizimit. Merkel foli në favor të projektit, por në një formë të zbutur. Ajo ishte skeptike në lidhje me mbajtjen e përgjegjësisë sipas së drejtës civile, në bazë të së cilës kompanitë gjermane mund të mbanin përgjegjësi sipas ligjeve gjermane. Ajo tha se kjo nuk përmendet në marrëveshjen e koalicionit midis partive unioniste dhe SPD.

Ligji i zinxhirit të furnizimit duhet të garantojë që të mos ketë fëmijë ose punë të detyruar për prodhimin e produkteve nga sipërmarrjet gjermane, që të paguhen pagat minimale dhe të respektohet orari i punës. Me kërkesë të partive unioniste dhe SPD, Bundestagu do të diskutojë gjithashtu zbatimin e strategjisë kombëtare të vaksinimit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

LEXO EDHE:  PD thirrje Ramës/ Lejo Gramozin të publikojë orën e Seancës Plenare

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE