LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët

17 Dhjetor 2020, 12:12, Sociale CNA
Greqia rikthen karantinën për shqiptarët

Qeveria greke ka vendosur të rikthejë karantinën 3 ditore për të gjithë shqiptarët që do të futen në shtetin fqinj nga data 18 dhjetor deri më 7 janar.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ambasada greke në vendin tonë jep dhe udhëzimet përkatëse.

?Duke u bazuar tek të dhënat epidimiologjike, masat kufizuese në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi, mbeten në fuqi deri më datën 7 janar 2021. Theksohet se të gjithë ata që futen në Greqi, në çfarëdolloj mënyre, që prej datës 18 dhjetor  dhe deri më 7 janar të vitit 2021, janë të detyruar të qëndrojnë për tre ditë në karantinë, në shtëpi apo në vendqëndrimin e përkohshëm, adresa e të cilit deklarohet në. formularin elektronik PLF?, theksohet në njoftim e ambasadës greke.

 

Lajmet e fundit nga