Connect with Us

Futbollisti i Çelsit në telashe, shikoni çfarë i bëjnë hajdutët

Premier Liga

Futbollisti i Çelsit në telashe, shikoni çfarë i bëjnë hajdutët

Publikuar

-

Mbrojtësi i Çelsit, Ris Xhejms ka treguar frustrimin e tij ndaj disa banditëve që i kanë thyer xhamin e pasëm të makinës së tij.

Mbrojtësi 21-vjeçar britanik kishte blerë dhurata dhe ushqime për fëmijët në nevojë  për mbrëmjen e Krishtlindjes dhe disa hajdutë i kanë grabitur të gjitha në makinën e tij.

Ai gjithashtu ka publikuar një foto ku shihet që ka shkruar:

“Një përvojë tjetër shpërblyese me Projektin Feliks sot duke shërbyer vaktet për brezin e ri. Shpresojmë që ne të përhapim një gëzim përpara një periudhe sfiduese të Krishtlindjes.

 

Për fat të keq, unë u prita me një zhgënjim të madh kur u ktheva në makinën time.

Gjatë ngjarjes, dikush ndjeu nevojën për të thyer dhe vjedhur dhuratat që unë duhej të shkoja dhe të dhuroja më vonë gjatë ditës. Ajo që shkon rreth e rrotull vjen përreth.”, përfundon Xhejms.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Guardiola po e lë në stol, Sterling drejt largimit nga Siti

Publikuar

-

Nga

Rahem Sterling së fundmi e ka humbur vendin e tij në formacion, teksa trajneri Pep Guardiola ka preferuar në vend të tij Fill Fouden. Talenti britanik ia ka shpërblyer trajnerit në fushë, ndaj edhe ka zënë vendin e titullarit duke lënë në stol Sterling.

Një situatë që nuk i pëlqen shumë sulmuesit, ndërsa kur i kanë mbetur edhe dy vite kontratë, ai mund të mendojë të ndryshojë ambient. Dhe, për këtë Real Madrid ka interes teksa spanjollët edhe më parë kanë pasur simpati për 26-vjeçarin.

Gjithsesi, tashmë pritet merkato e verës teksa madrilenët duket se do të jenë protagonistë kryesorë të saj për të pasur një organikë sa më të zgjeruar.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen e FA Cup

Publikuar

-

Nga

Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Manchester City-n në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Blutë e Londrës triumfuan me rezultat minimal në Wembley, falë golit të Hakim Ziyech, që e gjeti rrjetin në minutën e 55-të i shërbyer nga Pulisic.

Talenti amerikan me origjinë kroate shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Duel për finalen e FA Cup, Chelsea dhe Man.City përballen në Wembley

Publikuar

-

Nga

E shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kategoria Superiore, pasi sot në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfida të Serie A, Bundesligas dhe FA Cup. Pikërisht  në Kupën e Anglisë luhet edhe sfida më interesante e ditës. Në Wembley Chelsea do të sfidojë Manchester City-n në një ndeshje ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni. Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions-it. Citiziens synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha kartat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Chelsea shikon te FA Cup mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion pasi në Champions misioni është shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Parashikohet një duel i zjarrtë në mitikun Ëembley sot pasdite në orën 18:30 kjo edhe për faktin se luajnë dy nga skuadrat që kanë fituar më shumë në Angli në 5 vitet e fundit. Në Serie A mungojnë duelet e skuadrave të mëdha, teksa vëmendjen më të madhe e merr takimi mes Sassuolos dhe Fiorentinës ndërkohë që një përballje direkte për mbijetesën është ajo mes Cagliarit dhe Parmës. Në Gjermani në orën 15:30 Bayerni do të ketë mundësinë ideale për të vrarë përfundimisht kampionatin pasi në rast suksesi ndaj ujqërve do ta thellonte në +7 avantazhin ndaj Leipzig, 5 javë para fundit të sezonit. Në orën 18:30 në kanalin Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Koln.

LEXO TE PLOTE