Connect with Us

Dalin detaje të reja nga krimi horror/ Mediet italiane: Gjendet djali i çiftit shqiptar, ja ku ndodhet Taulant Pasho

Bota

Dalin detaje të reja nga krimi horror/ Mediet italiane: Gjendet djali i çiftit shqiptar, ja ku ndodhet Taulant Pasho

Publikuar

-

Krimi horror në Itali/ Flet ish e dashura e Taulant Pashos

Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Itali, ku u gjetën të copëtuar brenda disa valixheve trupat e çiftit shqiptar nga Vlora, Shpëtimin dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç. Pak orë pasi thanë se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia djali i çiftit, Taulant Pasho, 33 vjeç, mediet italiane shkruajnë se ai ndodhet në një burg të Zvicrës.

I riu ndodhet në burgun zviceran prej 16 tetorit të këtij vitit, pasi akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera. Në mediet italiane thuhet se Taulant Pasho ishte personi i fundit që kishte takuar prindërit e tij, Shpëthim dhe Teuta Pashon, më 2 nëntor, ditë në të cilën ai ka dalë nga burgu me masën e arrestit shtëpiak.

Hetuesit janë fokusuar edhe te konfliktet familjare që kanë patur bashkëshortët me fëmijët prej vitesh. Mediet italiane raportojnë se dy vajzat e çiftit u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në komisariat së bashku me xhaxhain e tyre, që jeton në Kastelfiorentino.

Daniela dhe Vitoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë. Sipas mediave italiane, hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Makina bie në kanal, humbin jetën 4 të rinj

Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin variante të reja

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të tjera, të Covid-19.

Gjithashtu, Anthony Fauci iu drejtoi një apel qytetarëve, që të vaksinohen.

“Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,” i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

“Njerëzit që thotë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre të bëjnë ç’të duan, duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,” shtoi Fauci.

LEXO EDHE:  Video-Tragjedi në Itali/ Shkon në 22 numri i të vdekurve

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Alarm në një fshat të Greqisë/ Zjarri jashtë kontrollit, rreth 150 persona vijojnë të bllokuar  

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa më alarmante duket të jetë gjendja në Ilia, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Flakët kanë rrethuar të gjithë fshatin dhe të paktën 150 personat e bllokuar e kanë të pamundur të evakuohen për shkak të zjarrit të madh.

“Zjarri në Ilia është jashtë kontrollit. Sapo u informuam se janë 100 deri në 150 njerëz të bllokuar në fshatin Kladeos. Midis tyre ka shumë fëmijë. Fshati ka dy dalje, një në Lala ku po digjet për momentin dhe një në Cook- Koskinas ku po digjet gjithashtu.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Gjiganti rus” që po shpëton Greqinë kthehet në fluturim/ Por sa kushton super-avioni

Publikuar

-

Nga

Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elefsina , pas një dëmtimi të njërit prej motorëve të tij gjatë një operacioni në Evia dhe pas maratonës që bëri në Varybobi të Greqisë.

Sipas burimeve të Forcave Ajrore në Greqi, dëmtimi i motorit ishte mjaft serioz. Sidoqoftë, fakti që kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe PAO -së ruse Ilyushin, kishin parashikuar ekzistencën e pjesëve rezervë të mjaftueshme gjatë qëndrimit të tij në Greqi, uli shumë orët e riparimit të avionit.-raporton abcnews.

LEXO EDHE:  Tjeter termet 4.6 balle godet Italine

Në të njëjtën kohë në Greqi ka teknikë të specializuar të kompanisë. Ata bashkëpunojnë me teknikët e Forcave Ajrore greke, të cilët konsiderohen si nga më të trajnuarit dhe më efektivët në botë.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Makina bie në kanal, humbin jetën 4 të rinj

Sipas informacioneve nga mediat greke marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro.

LEXO TE PLOTE