Connect with Us

9 ditë pas vrasjes së Klodian Rashës/ Gazetari ngre dyshime: Hematomat në trupin e vikimës duan përgjigje

Kronika

9 ditë pas vrasjes së Klodian Rashës/ Gazetari ngre dyshime: Hematomat në trupin e vikimës duan përgjigje

Publikuar

-

/
9 ditë pas vrasjes së Klodian Rashës/ Gazetari ngre dyshime: Hematomat në trupin e vikimës duan përgjigje

Gazetari  i kronikës Spartak Koka, ka ngritur pikypetje të tjera rreth vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I ftuar në “Politik On”, ai tha se pas 9 ditësh nga ngjarja, nuk kemi asnjë sqarim mbi shenjat e dhe hematomat në trupin e viktimës.

“Prokuroria dhe Policia duhet të ndërhyjë për shkak të sensiblitetit të lartë të çështjes, që ditën e parë, të dytën, të tretën po themi po sot jemi në të nëntën dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje për shenjat dhe hematomat e viktimës. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje për plagën në kokë, sepse është bërë publike. Nuk bëmë publike fotot por faktet janë të pretenduara edhe nga familjarët.

Unë nuk e kuptoj pse nuk është dhënë një sqarim: prokuroria reagoi në ditën e shtatë me një komunikatë që tha kategorikisht nuk është ushtruar dhunë por nuk përcaktoi dëmtimet në trupin dhe fytyrën e viktimës nga se ishin shkaktuar. Atëherë i bie që edhe hematomat të jenë shkaktuar nga mjekët. Kjo do një përgjigje”, tha Koka.

LEXO EDHE:  Krimi i rëndë në Gjirokastër/ Zbardhen detaje të reja

Në fund, Koka shprehu shqetësimin e tij mbi atë që mund të ndodhë me pistoletën e gjetur rreth 200 metra larg vendit ku u qëllua 25-vjeçari: “Nëse del që do bëjnë ndonjë makinacion me ADN-në kjo nuk do të qetësonte as familjarët, as shpirtin e të vdekurit. Edhe sot kaa kohë të mbahet përgjegjësi se kush e vendosi atë pistoletë në një distancë 200 m larg vendit të ngjarjes. Dhe Klodian Rasha në momentin që është qëlluar nuk ka patur me vete asnjë send të ngjashëm me pistoletë”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Blofi me Bitcoin/ Gjykata “shfryn” operacionin e Policisë

Publikuar

-

Nga

Abuzoi me vajzën e mitur të bashkëjetueses/ Lihet në burg 39-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardian Çekiçin dhe Liserxhio Xhaferrajn, të tre të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave

Gjyqtarja Flora Hasimi, ka vendosur  vendosi ‘detyrim paraqitje’ përtë tre.



Ata u arrestuan me bujë nga Policia tre ditë më parë, në një kohë që nuk kishin shkelur asnjë ligj dhe kompanitë ku punonin ishin të regjistruara në QKB.

LEXO EDHE:  Teksas/ Studenti vret një oficer të policisë

LEXO EDHE:  “I tronditur nga ngjarja tepër e rëndë”/ Meta bën thirrjen e fortë

Vendimi i Gjykatës ka shfryrë “operacionin e bujshëm” të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Babai denoncon zhdukjen e të birit në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A.J., 50 vjeç.

Sipas Policisë, kallëzimi është bërë një ditë më pare, pasi  i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.



“Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.  Po punohet për gjetjen e tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tritoli në derën e shtëpisë/ Policia merr në mbrojtje familjen e Armando Dukës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Shtëpia dhe familja e  Armando Dukës, janë marrë nën mbrojtje nga Policia.

Kjo lëvizje ka ardhur pas vënies së një sasie tritoli në portën e shtëpisë së Dukës. Më herët Duka kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefon, ku thuhej të jepte dorëheqjen ose 60 plumba e prisnin.



Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një deklarate për media u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet një person me kapuç në kokë që kishte vendosur lëndën plasëse të porta e shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar./CNA.al

LEXO TE PLOTE