Connect with Us

Studimi/ Çereku i popullsisë së botës nuk do të ketë qasje ndaj vaksinës të paktën deri në vitin 2022

Shëndeti

Studimi/ Çereku i popullsisë së botës nuk do të ketë qasje ndaj vaksinës të paktën deri në vitin 2022

Publikuar

-

/
Pikëpyetje rreth shpërndarjes së vaksinës në pjesën më të madhe të botës

Sipas një studimi të ri gati çereku i popullsisë së botës nuk do të ketë qasje tek vaksina kundër COVID-19-s të paktën deri në vitin 2022, në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara, Britani e Kanada vaksinimi ka nisur.

Edhe në rastin më të mirë, kapacitetet prodhuese për të mbuluar të gjithë popullsinë e botës nuk ekzistojnë.

Vendet më të pasura kanë bërë marrëveshje për të blerë pjesën më të madhe të dozave të vaksinave përpara se ato të hynin në fazën e fundit të testimit apo të merrnin miratim nga entet rregullatore.

Ndërkohë një bashkëpunim që synon garantimin e vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme ka siguruar deri më tani vetëm një pjesë të dozave që ka premtuar të shpërndajë.

Shumë qeveri në pjesët më të varfra të botës janë tejet të shqetësuara për vonesën e konsiderueshme, me shpërndarjen e vaksinave në vendet e pasura … dhe se kur realisht ato do të mbërrijnë në vendet në zhvillim“, thotë Kate Elder, këshilltare e politikave të vaksinimit në organizatën jofitimprurëse “Mjekët pa Kufij”, e cila nuk ishte pjesë e studimit.

Mbërritja e sasive të para

Javën e kaluar, kompanitë Pfizer dhe BioNTech nisën shpërndarjen e vaksinës së tyre kundër COVID-19-s në Britani. Pacientët e parë në Shtetet e Bashkuara e Kanada i morën dozat e vaksinës të hënën.

Një vaksinë e dytë e firmës amerikane bioteknologjike Moderna pritet të marrë këtë javë autorizimin për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i shqyrton këto vaksina, së bashku me një të tretë të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit.

Ndërsa këto dhe vaksina të tjera ishin ende në prova klinike, disa vende ofruan miliarda dollarë për të siguruar qindra miliona doza për popullatën e tyre.

Sipas studimit të ri, 13 prodhues vaksinash kanë nënshkruar marrëveshje paraprake për rreth 7.5 milionë doza. Pak më shumë se gjysma e porosive të kryera ende pa u prodhuar vaksina, u takojnë vendeve me të ardhura të larta, megjithëse ato përbëjnë më pak se 14 për qind të popullsisë së botës.

Kanadaja ka siguruar vaksina të mjaftueshme për të imunizuar popullsinë e saj gati pesë herë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rezervuar pak më shumë se një cikël vaksinash për person. Brazili dhe Indonezia nuk kanë porositur mjaftueshëm sa të imunizojnë plotësisht as gjysmën e popullsisë së tyre.

Pasiguritë

Sipas studimit, prodhuesit kryesorë të vaksinave kanë thënë se falë kapaciteteve të kombinuara të tyre do të mundësojnë prodhimin e vaksinave të mjaftueshme për të imunizuar 6 miliardë njerëz deri në fund të vitit 2021.

Sipas skenarit më të mirë, në të cilin çdo vaksinë kandidate do të ishte efikase dhe nuk do të kishte mungesë financimi ose probleme me prodhimin, kjo do të thotë se furnizimet do të ishin tek rreth 1.6 miliardë doza më pak.

LEXO EDHE:  Kuzhina juaj mund të jetë një vatër e nxehtë e infektimit me Covid-19

Ndërsa pjesa më e madhe e kapaciteteve prodhuese në botë do të jetë në funksion të porosive të kryera paraprakisht për vitin e ardhshëm, deri në 40 për qind mund të jetë ende e disponueshme për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme që nuk kanë rezervuar doza, thotë studimi.

Sidoqoftë, disa nga vendet që kanë porositur vaksina më herët kanë mundësinë të blejnë më shumë. Për shkak se detajet e marrëveshjeve nuk janë publike, nuk është e qartë nëse ato vende do të marrin përparësi.

Ajo që sjellin në të vërtetë këto marrëveshje mes prodhuesve të vaksinave dhe vendeve është faktori i pasigurisë që i bën shumë vende të tjera të pyesin nëse do të jenë në krye apo në fund të radhës”, thotë bashkëautori i studimit Anthony So, drejtor i nismës për Inovacion në Universitetin Johns Hopkins.

Në kushtet kur vendet me të ardhura të ulëta e të mesme rrezikojnë të lihen jashtë, OBSH-ja ka ndihmuar në krijimin e një sistemi, të quajtur COVAX, për të siguruar një qasje më të drejtë ndaj vaksinave që luftojnë COVID-19.

Vendet hedhin para në COVAX për të mbështetur prodhimin e disa vaksinave në të njëjtën kohë. Meqenëse disa ka të ngjarë të dështojnë, mbështetja e më shumë se një prej tyre, rrit shanset që një vend të ketë qasje tek të paktën një vaksinë e suksesshme.

Anëtarët e programit COVAX-it sigurojnë qasje tek mjaftueshëm vaksina për të vaksinuar deri në 20 për qind të popullsisë së tyre. Organizata synon të shpërndajë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Të paktën 184 vende i janë bashkuar COVAX-it.

Vaksinat që nuk përfshihen

Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna nuk janë pjesë e COVAX-it. Disa vende me të ardhura të mesme po nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe mbi dozat jashtë këtij programi (COVAX-it) “por e gjithë kjo bëhet përmes marrëveshjesh të fshehta e jotransparente”, thotë zonja Elder, e organizatës “Mjekë pa Kufij”.

Për sa i takon faktit se kur pritet që këto vaksina të mbërrijnë në pjesën tjetër të botës ajo thotë se “shumë prej nesh nuk dinë asgjë”.

Nga 13 prodhues ilaçesh që kanë nënshkruar marrëveshje paraprake, COVAX-i ka marrëveshje me tre prej tyre. Kjo përfshin 300 milionë doza nga AstraZeneca dhe 200 milionë nga Novavax-i, vaksina e të cilit ndodhet në provat përfundimtare klinike.

COVAX-i gjithashtu është zotuar të blejë 200 milionë doza të një vaksine bashkëpunim i prodhuesve të ilaçeve Sanofi dhe GSK.

Por kjo vaksinë hasi në një pengesë të premten, kur të dhënat e hershme treguan se nuk ishte efektive tek të moshuarit.

Kompanitë Sanofi dhe GSK njoftuan se po vazhdojnë studimin e tyre pas riformulimit të vaksinës./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja me Covid dhe humbje jete u shënuan sot

Publikuar

-

Nga

Numri i të infektuarve me Covid vijon të mbetet në shifra të larta. Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemilologjike në vendin tonë, ku nga 5621 testime, kanë rezultuar pozitiv 1615 qytetarë, ndërsa 5 të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas MSH, kemi edhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1615 qytetarë, në këto bashki:

719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh.

LEXO EDHE:  Maskat me detyrim në ambiente të hapura/ Mjeku Koni: Vendim i palogjikshëm, ato artizanale nuk mbrojnë nga Covid

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ A ka nevojë për lockdown?!



Janë 22,214 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2564 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 230,193 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu në Spitalin Memorial Fier/ Shtojmë shërbime të reja të specializuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e sotme Spitalin Memorial të Fierit, për zgjerimin e shërbimeve shëndetësore të nivelit terciar, duke e kthyer këtë spital një pikë referimi në sistemin shëndetësor publik.

Manastirliu deklaroi se në 6-mujorin e parë të 2022, synohet që të integrohet shërbimi i hemodinamikës 24 orë për rajonin e jugut dhe shërbime të tjera të reja për qytetarët.

“Janë 17 shërbime mjekësore që aktualisht funksionojnë dhe objektivi ynë është të shtrihemi edhe në shërbime të tjera të reja. Shërbimi okulistik, shërbimi i ortopedisë që duhet zhvilluar dhe gjithashtu edhe hemodinamika 24 orë, janë objektivat e afërt që ne duam të realizojmë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti”, tha Manastirliu.

Aktualisht stafi i Spitalit Memorial të Fierit është zgjeruar me 34 infermierë të rinj të punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë”, ndërsa janë mbi 100 mjekë turq që kanë ofruar shërbim në këtë spital gjatë 8 muajve të funksionomit të tij.  Ministrja Manastirliu bëri me dije se edhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të punësuar në sistemin shëndetësor gjatë 2021.



“Në gjithë sistemin tonë shëndetësor vetëm përgjatë vitit të shkuar janë punësuar më shumë se 1200 infermierë përmes portalit Infermierë për Shqipërinë dhe më shumë se 320 mjekë. Me të mirët duhet të shërbejnë për qytetarët tanë dhe më të mirët zgjidhen vetëm përmes portaleve transparente dhe meritokracisë”, tha Manastirliu.

Teksa bëri me dije se po punohet për kuadrin e ri ligjor, Manastirliu tha se ky spital, me miratimin e ligjit të ri të kujdesit spitalor, do të fillojë menjëherë implementimin e autonomisë spitalore.

LEXO EDHE:  Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ A ka nevojë për lockdown?!

“Spitali Memorial Fier do të jetë edhe spitali ku do të aplikohet për herë të parë Autonomia Spitalore, ndaj ne kemi hedhur bazat e mira të punës edhe për faktin që ky spital ka një ekip menaxherësh edhe nga Turqia. Jemi duke punuar për protokollet e punës, protokollet standarte, pra po bëhemi gati që me miratimin e ligjit të ri për shërbimin spitalor, ku brenda këtij kuadri ligjor të ri që duam të miratojmë do të jetë gjithashtu edhe hapësira për të përfshirë Autonominë Spitalore, si një model të ri i cili fillon me spitalin Memorial Fier dhe më pas do të shtrihet në shumë spitale të tjera”, nënvizoi Manastirliu.

Nga Fieri Ministrja Manastirliu theksoi se pavarsisht pandemisë, në të gjithë spitalet e vendit bashkiake, rajonale dhe universitare po punohet për rritjen e gamës së  pajisjeve dhe trajtimeve mjekësore duke mos i ndalur investimet në asnjë moment. Në Spitalin Memorial Fier janë 17 shërbime shëndetësore që tashmë po ofrojnë një standard të ri shërbimi për pacientët e rajoneve të jugut. Janë ofruar deri në fund të vitit 2021 mbi 36 mijë shërbime, për një periudhë tetë-mujore.  Gjatë këtyre 8 muajve ky spital ka ofruar shërbime të reja në sitemin publik spitalor që janë: Angio-Scanneri i Enëve të Gjakut; Trajtimi i Polipektomisë Endoskopike; Ndërhyrje Kirurgjikale të Kompleksitetit të lartë e të vështirë si ato Ekstroperitonale, Ezofagu; Heqje Tumori, etj. Në këtë spital po ofrojnë shërbimin e tyre 256 staf shqiptar dhe turk./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër COVID-19?/ Çfarë thonë studimet e reja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy studime të reja nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë dëshmi të tjera se dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 ulin rrezikun nga hospitalizimet dhe vdekja.

Agjencia për Siguri Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se dozat përforcuese ulin rrezikun e vdekjes nga varianti Omicron për 95 për qind te personat 50 vjeç e më të vjetër. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me gjetjet se njerëzit e të njëjtës grupmoshë, që janë të vaksinuar me dy doza, kanë rreth 60 për qind mbrojtje ndaj vdekjes me Omicron gjashtë muaj pas dozës së fundit.

Të dhënat e kësaj agjencie vazhduan të shfaqin nivele të larta të mbrojtjes kundër hospitalizimeve me 90 për qind te personat që marrin dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech.



“Të dhënat janë të qarta, vaksina ndihmon që të na mbrojë të gjithë ne kundër efekteve të COVID-19 dhe doza përforcuese ofron nivele të larta të mbrojtjes ndaj hospitalizimit dhe vdekjeve te pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë”, tha Mary Ramsay, drejtoreshë për imunizim në UKHSA.

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ A ka nevojë për lockdown?!

LEXO EDHE:  Mungesë dramatike infermierësh në Gjermani

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikuar një studim të ri ku tregohej se një dozë e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech apo Moderna ulte në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga hospitalizimi në mesin e personave me imunitet të dobësuar.

CDC tha se studimi gjeti se doza përforcuese ofron 97 për qind mbrojtje te personat pa sëmundje kronike dhe 88 për qind te ata me sëmundje kronike. Ky studim ishte kryer vitin e kaluar, kur ishte dominues varianti Delta i koronavirusit dhe po ashtu, sipas CDC-s është një e dhënë më shumë se doza përforcuese forcon antitrupat te personat me sistem më të fortë imunitar./REL

LEXO TE PLOTE