Showbizz
Spektakli i talenteve të reja/ Rita Ora konfirmohet si anëtare jurie në “The Voice of Australia”

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare , Rita Ora do të jetë një nga anëtaret e jurisë së The Voice of Australia. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat e huaj dhe përvec Ritës do të jenë edhe tre emra të tjerë të njohur.
Artistja shqiptare do të bashkohet në një panel me të gjithë yjet australian, përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç, shkruan DailyMail.
“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një ndeshje e bërë në parajsë”, tha Rita për Perth Now-it./ CNA.al