LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soni Malaj paralajmëron ndjekësit: Mos bini pre e mashtrimeve

16 Dhjetor 2020, 11:42, Lifestyle CNA
Soni Malaj paralajmëron ndjekësit: Mos bini pre e mashtrimeve

Gjatë javës, të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë shprehur shqetësimin se emri i tyre po përdoret nga njerëz të cilët hapin adresa fallso dhe mashtrojnë njerëzit.

Pas Rudina Magjistari, Aurela Gaces, një tjetër personazh që ka paralajmëruar ndjekësit  e saj për këto mashtrime është edhe këngëtarja Soni Malaj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Soni ka treguar se nuk po zhvillon asnjë giveaway apo shorte ndaj këshillon ndjekësit e saj të kenë kujdes dhe të mos biën pre e mashtrimeve.

“Kujdes nga adresat fallso që janë hapur në emrin tim për arsye përfitimi. Unë nuk po zhvilloj asnjë shorte, asnjë giveaway, prandaj kujdes, mos u bëni pre e këtyre mashtrimeve?, shkruan Soni në postimin e saj./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga