Connect with Us

Protestat për Klodianin/ KiE: Zero tolerancë për zyrtarët e përfshirë në përdorimin e dhunës, policia të bëjë dallimin

Aktualitet

Protestat për Klodianin/ KiE: Zero tolerancë për zyrtarët e përfshirë në përdorimin e dhunës, policia të bëjë dallimin

Publikuar

-

Protestuesit shpërthejnë ndaj Ramës/ Na trajtojnë si persona me probleme psikike, nuk ua falim

Komisioneria e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović ka reaguar rreth protestave të mbajtura gjatë ditëve të fundit në Shqipëri për vrasjen e Klodian Rashës.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e KiE, thuhet se Mijatović shpreh shqetësimin e saj për “përshkallëzimin e përplasjet midis policisë dhe protestuesve.”

“Përdorimi jo-proporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me demonstrata të tjera që u zhvilluan në Shqipëri në fillim të këtij viti,” shton ajo. “Përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 nuk u jep autoriteteve lirinë për të përdorur forcë kur mblidhen njerëzit. Në këtë kontekst, ajo vë në dukje përdorimin e autobotëve me ujë, sprajit të piperit dhe mjeteve të tjera të fuqishme që kanë çuar në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijët”, ka deklaruar ajo.

Dunja Mijatović deklaroi se policia duhet të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore, si dhe shtohet më tej, të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës.

“Ndërsa e drejta për tubim paqësor mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, ndalimet grumbullimeve dhe shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato po shkelin rregullat e bllokimit, pa marrë në konsideratë masa më pak kufizuese, duhet të shmangen. Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre.

Komisioneria thekson edhe një herë se menaxhimi i demostratave duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe pjesëmarrësit dhe duhet të synojë në uljen e tensioneve.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri paralajmërojnë zgjedhjet e qershorit

“Është thelbësore që të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e negociuar të mbledhjeve dhe përdorimin proporcional të forcës.”

Sipas saj, autoritetet duhet në çdo kohë të demonstrojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët, shton Mijatović duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të sanksionohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimi për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011.\

Komisioneria shprehet e shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj, disa gazetarëve që mbulojnë demonstratat.

“Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për tu informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës ”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Yuri Kim darkon me Dua Lipën dhe ndan foton/ “Një super yll në skenë dhe jashtë saj”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, prej ditës së djeshme po qëndron në Tiranë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa, është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa shkruan se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Protestat te Unaza e Re/ Basha zbulon përgjegjësit e vjedhjes

LEXO EDHE:  Pamjet me dron/ Ja, sa protestues kishte në momentin kur flet Basha

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk ndal rënien/ Në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit.

Të premten, një euro u këmbye me 122.19 lekë, duke shënuar një tjetër rekord që nga shkurti i vitit 2020, përpara se të fillonte kriza pandemike.

Gjatë javës së fundit euro ka humbur 0.3 lekë.

Sipas aktorëve të tregut rënia e euros lidhet me tre arsye:

-Së pari nga hyrjet e larta informale të valutës, që kanë krijuar shumë ofertë në treg, ndërkohë që euro nuk po tërhiqet. Edhe raportimet e policisë vazhdimisht flasin për persona që kapen me valutë të padeklaruar gjatë hyrjes në kufi.

-Së dyti, kjo tendencë është përforcuar dhe nga efektet sezonale, si rrjedhojë e shtimit të turistëve. INSTAT raportoi se në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj po i afroheshin niveleve të pandemisë. Në qershor në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri paralajmërojnë zgjedhjet e qershorit

-Së treti, edhe në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët ka qenë e dobët. Sot në bursa, euro këmbehej me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill. Dollari është forcuar ditët e fundit ndaj euros pas sinjaleve për një ecuri pozitive të punësimit në SHBA, që tregojnë se ekonomia më e madhe në botë po vijon rikuperimin pavarësisht pandemisë.

LEXO EDHE:  Video/ Rama pritet me protesta në Vlorë

Gjatë gushtit sezonalisht euro është e dobët në tregun e brendshëm, pasi efektet sezonale përforcohen me ardhjen e emigrantëve.

Gjatë këtij viti (deri në 23 korrik), euro është këmbyer mesatarisht me 123.1 lekë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja e monedhës së përbashkët ishte 123.7 lekë, për shkak të rritjes së fortë të monedhës së përbashkët ne fillim të pandemisë, ku euro arriti deri në 130 lekë për disa ditë në fund të marsit, pas bllokimit të përkohshëm të fluturimeve.

Më pas euro ka qenë e qëndrueshme në nivelet e rreth 123 lekëve./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

LEXO TE PLOTE