Showbizz
Pa të motrën tek puthej me Saimirin/ Albana reagon për tërheqjen nga emisioni

Albana dhe Silvana ishin dy motrat binjake të cilat konkurruan në emisionin Love Story për dashurinë e Saimirit. Pas takimit të nxehtë me Saimirin, me puthje e ledhatime, Albana u tërhoq nga emisioni duke thënë se vazhdimi i saj në emision nuk kishte më kuptim.
Së fundmi, ajo ka folur për “Daily Love Story”, ku deklaroi se e mbajti fjalën e dhënë.
“Më në fund më hoqët qafe. Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live, sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”,- tha ajo.
Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.
“Ishte shumë bukur. Shumë mirë. Ndjesi shumë të mira. Nuk është se ne dhamë puthjen dhe u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë do shoh se si do sillet ai në vazhdim dhe do bëj ato llogaritë e mia. Nuk ishte vetëm puthje fizike. Ishte afrimitet tjetër, kishte biseda, shumë ngrohtësi”,- u shpreh ajo./ CNA.al