Politikë
Ndryshimet në qeveri/ Reagon Basha: Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar, pas propozimit nga Rama si ministër të Brendshëm të Bledi Çuçit.
Ai shprehet se Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa shton se durimit të popullit shqiptar i ka ardhur fundi.
Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:
Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...