LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Linja e përbashkët e transmetimit të energjisë/ SHBA përgëzon Shqipërinë dhe Kosovën: Moment historik

16 Dhjetor 2020, 18:27, Politikë CNA
Linja e përbashkët e transmetimit të energjisë/ SHBA

Pas rreth 3 vitesh bllokim, është aktivizuar sërish linja e transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA në rrjetet sociale, e cila deklaron se ky ëhstë një moment historik.

Ambasada thekson mbështetjen e SHBA për të dy vendet, ndërsa thotë se krijimi i një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet.

?Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KË që lidh të dy vendet. Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë. Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit European?, shkruan ambasada e SHBA në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga