LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Nishani sulmon Top Channel/ Janë mafje dhe të mjeruar

16 Dhjetor 2020, 16:24, Aktualitet CNA
Bujar Nishani sulmon Top Channel/ Janë mafje dhe të mjeruar

Ish presidenti Bujar Nishani ka sulmuar televizionin kombëtar Top Channel, duke e akuzuar si media shpifëse.

Përmes një postimi, Nishani shkruan se ky televizion ka degraduar dhe tashmë po shpif për të.

Reagimi vjen pas një dokumentari investigativ të transmetuar në Top Story ku denoncohej skandali i tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit dhe implikimi i drejtpërdrejtë i Bujar Nishanit si ish ministër i Brendshëm.

“Top fake news Televizion, më paska akuzuar në një dokumentar militantësh fanatik, se paskam qenë i përfshirë në ?skandalin? e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Të mashtrosh, të shpifësh e të sajosh fake news, nuk është kurrfarë zotësie apo profesioni.

Eshtë mjerim i degradimit moral !

Bujar Nishani si ministër, por edhe administrata e Ministrisë së Brendshme kur drejtohej prej meje nuk ka organizuar, drejtuar, realizuar apo nënshkruar kurrë ndonjë tender për uniformat e Policisë së Shtetit. Kurrë, asnjëherë !

Po pse gënjen përsëri Top fake news Televizion ?

Kushdo e di fare mirë.

I shërben kryehajdutit, kryemashtruesit, mikut të trafikantëve e vrasësve, tradhëtarit serbofil të Kombit  Shqiptar !

I shërbejnë kockave që ju hidhen nga tepsia e hajnisë dhe korrupsionit që zhvat e grabit çdo ditë familjet e shqiptarëve.

Secilin prej nesh, shqiptarët e njohin mirë e nuk ka topçi që mund të hedh baltë atje ku ajo nuk ngjit !

MAFIA KA EMER”, shkruan Nishani

Lajmet e fundit nga