Connect with Us

Vrasja e Klodian Rashës/ Manjani: Policia duhet të hetohet nëse ka tentuar të fshehë të vërtetën

Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Manjani: Policia duhet të hetohet nëse ka tentuar të fshehë të vërtetën

Publikuar

-

Vrasja e Klodian Rashës/ Manjani: Policia duhet të hetohet nëse ka tentuar të fshehë të vërtetën

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha nuk ka të bëjë aspak me vetëmbrojtjen. Ai theksoi se gjithë skena e ngjarjes flet për vrasje me dashje.

“E kam thënë  6 net më parë se kjo është një skenë tipike e një vrasje me dashje dhe i qëndroj kësaj rrethane të dukshme. Mbrojtje e nevojshme është kur dikush të sulmon në mënyrë të papritur. Një polic edhe mund të të vrasë nëse e sulmon pasi mbron rendin publik por mbron dhe veten”, tha z. Manjani.

Sipas tij prokuroria më në fund po merr në dorë hetimet në mënyrë të pavarur nga policia, madje ai bën thirrje për hetimin edhe të strukturave të Policisë Shtetit nëse kanë tentuar që të fshehin të vërtetën e saj ngjarje të rëndë.

“Më vjen mirë që më në fund prokuroria ka hyrë në rrugën e duhur pasi zakonisht ndodh që merr informacionet që i jep policia. Ka një dyshim shumë të madh. Kjo ishte një ngjarje e rëndë për rendin publik. Nëse Policia e Shtetit do të dilte me njoftim të menjëhershme që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, nuk do të kishte asnjë pasojë publike”, u shpreh ish-ministri.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

“Nuk i kam besuar dhe nuk u besoj kurrë informacioneve të policisë. Policia është si fëmija, kur gënjen njëherë fillon mbulon renën me rrena. Prokuroria duhet të ketë oficer për informimin e publikut dhe duhet të kuptojmë që Policia është vartëse e Prokurorisë. Duhet hetuar nëse ka pasur tentativë për të fshehur të vërtetën”, tha z. Manjani.

Ish-ministri u shpreh në mbështetje të kërkesave për largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke shtuar se në drejtimin e tij policia “është në një kurs jo ligjor” ndërsa këshilloi të gjithë qytetarët që thirren për të dhënë dëshmi në polici për çfarëdolloj arsye të mos flasin pasi mund të provokohen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

LEXO EDHE:  Vrasja e 46-vjeçarit në Patos/ Policia zbardh krimin: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Tentoi të vriste dy vëllezër/ E pëson keq 72-vjeçari

LEXO EDHE:  Premtonte punësim kundrejt pagesës deri në 10 mijë euro/ Policia arreston 70-vjeçarin

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

LEXO EDHE:  Sulmoi policinë me gërshërë/ Zbulohen emrat e efektivëve të plagosur

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE