LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Klodian Rashës/ Basha tregon pse heshti Rama për tre ditë

15 Dhjetor 2020, 13:11, Politikë CNA
Vrasja e Klodian Rashës/ Basha tregon pse heshti Rama për tre

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur sot për vrasjen e Klodian Rashës ndërsa ka treguar pse heshti kryeministri Rama për tre ditë.

Sipas Bashës, Rama heshti tre ditë pasi besoi se policia do mund të manipulonte ngjarjen.

?Nuk gjeti një minutë kohë për ngushëllim për familjen e Klodian Rashës, sepse doli nëpër dyqanet luksoze në SHBA. Tre ditë heshti sepse besoi se do e manipulonte këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë radhazi u përpoqën të fajësonin vikitmën. Prandaj vazhdonte të heshtte ai. Derisa zemërata e qytetarëve i erdhi tek dera e zyrës. E shiti Lleshjan për të shpëtuar lëkurën e tij, jo sepse i dhimbset e familjes së viktimës?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga