Aktualitet
SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, marrëveshje bashkëpunimi/ Çfarë synohet

SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje është firmosur sot mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, në zbatim të rezolutës së Kuvendit për rritjen e mëtejshme të efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e koordinimit me SPAK.
Me anë të kësaj marrëveshje synohet që të vendosen komunikime të drejtpërdrejta për shkëmbim informacioni dhe marrjen e masave për inicimin e propozimeve ose dhënie opinioni për ndryshime ligjore si dhe bashkërendim paraprak në fazat e procedimit penal për të rritur efucencës e veprimtarisë ndërinstitucionale dhe unifikimin e masave.
Më tej, thuhet po ashtu se palët vlerësojnë se bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, në nivel qendror dhe në nivel rrethi gjyqësor, do të sjellë në përgjithësi rezultate të ndjeshme në luftën kundër krimit.