LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kosovë/ Ulet numri i infektimeve, vdekjet mbeten të larta

15 Dhjetor 2020, 16:46, Kosova & Bota CNA
Situata në Kosovë/ Ulet numri i infektimeve, vdekjet mbeten të

Bie numri i infektive me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.346./CNA.al

Lajmet e fundit nga