Connect with Us

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër COVID-19

Bota

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër COVID-19

Publikuar

-

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër COVID-19

Vaksina kundër virusit COVID-19 nga kompania Moderna duket të jetë në rrugë të mbarë drejt marrjes së autorizimit nga entet rregullatore amerikane këtë javë, pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e konsideroi atë si të sigurt dhe efektive, sipas dokumenteve të publikuara të martën.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 300 mijë vdekje në SHBA dhe qeveria po mbështetet tek vaksina e Moderna-s për të ndihmuar në përmbushjen e zotimit të saj për të vaksinuar 20 milionë persona brenda këtij muaji.

Vendimi i agjencisë (FDA) për dhënien e autorizimit për përdorimin emergjent të vaksinës së Moderna-s do të merret pas takimit të një grupi këshilltarësh të jashtëm të këtij institucioni të enjten. FDA zakonisht ndjek këshillën e këtij grupi ekspertësh, por nuk është e detyruar ta bëjë.

Moderna është vaksina e dytë që autoritetet pritet të miratojnë, pas asaj të kompanisë amerikane Pfizer, në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, e cila e mori autorizimin javën e kaluar. Prej së hënës spitalet kanë nisur vaksinimet me dozat e Pfizer-it.

Duke cituar burime të paindentifikuara, gazeta New York Times, bëri të ditur se vendimi i FDA-së për vaksinën e Moderna-s mund të merret të premten. FDA-ja nuk iu përgjigj një kërkese për koment rreth artikullit të gazetës.

Sipas punonjësve të FDA-së regjimi me dy doza i vaksinës së kompanisë Moderna ishte shumë efektiv në parandalimin e rasteve të konfirmuara me COVID-19 dhe se nuk ngrinte ndonjë shqetësim specifik lidhur me sigurinë tek të rriturit mbi moshën 18 vjeç.

Të dhënat e reja të firmës Moderna vërtetojnë deklaratat e mëparshme se vaksina mund të parandalojë disa prej infeksioneve me Covid-19 që nuk manifestojnë simptoma.

Si Moderna, ashtu edhe Pfizer, treguan me provat e fazës përfundimtare se vaksinat ishin të afta të parandalonin forma më të rënda të COVID-19-s, me shpresën se ato mund të parandalonin shtrimet në spital dhe vdekjet.

Por parandalimi i infeksioneve pa simptoma është gjithashtu i rëndësishëm për të zvogëluar mundësinë që njerëzit e vaksinuar të infektojnë të pavaksinuarit, duke ndalur më tej përhapjen e sëmundjes.

LEXO EDHE:  OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Suksesi me një dozë të vetme

FDA-ja tha se duket se ekziston një nivel mbrojtjeje për pjesëmarrësit në prova klinike që pas marrjes së dozës së parë të vaksinës së Moderna-s, e cila jepet në dy të doza, me një distancë prej 28 ditësh nga njëra -tjetra. Por sipas angjencisë nuk kishte informacion të mjaftueshëm për garantimin e një mbrojtjeje afatgjatë.

FDA-ja tha se efikasiteti i vaksinës ishte 80.2% tek pjesëmarrësit të cilët morën vetëm një dozë në kohën e analizës së ndërmjetme, e cila bazohej tek të dhënat e mbledhura që nga 7 nëntori.

Por FDA-ja tha se nuk mund të nxirrte një konkluzion pasi numri i pjesëmarrësve dhe koha e vëzhgimit ishin të kufizuara dhe se nuk kishte asnjë provë me një dozë të vetme në testet e kryera me 30 mijë persona.

Stafi i FDA-së tha se efektet e rënda anësore të identifikuara gjatë provës me vaksinën ishin të ngjashme me ato që ndeshen tek popullata e përgjithshme, me një frekuencë të ngjashme siç vërehet në studim.

FDA-ja njoftoi rreth mundësive që vaksina mund të kontribuonte në atë që njihet si paraliza Bell, një lloj i paralizës faciale që u raportua gjithashtu edhe nga pjesëmarrësit në provat e Pfizer-it.

Moderna raportoi katër raste të paralizës Bell, tre në mesin e njerëzve që kishin marrë vaksinën dhe një në grupin e placebos. Kompania tha se tre prej 4 personave ishin shëruar vetë.

Megjithëse FDA-ja tha se pjesëmarrësit në provë, tek të cilët u shfaq paraliza Bell, kishin predispozitë për t’i shfaqur ato “kontributi i mundshëm i vaksinës në shfaqjen e paralizës faciale nuk mund të përjashtohet”.

Pfizer-i raportoi gjashtë raste të paralizës Bell, përfshirë 4 mes atyre që kishin marrë vaksinës, që u tha se ishte një normë tipike për popullatën e përgjithshme./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  SHBA i refuzon vizën Kryeministrit kosovar/ Ja si përgjigjet ky i fundit

LEXO EDHE:  SHBA i refuzon vizën Kryeministrit kosovar/ Ja si përgjigjet ky i fundit



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Rrëfimi nga SHBA/ Tragjedia e tmerrshme që i ndodhi në Berat familjes së Teme Sejkos

LEXO EDHE:  Covid-19 ‘i pamëshirshëm’/ Shkakton afro 1.5 milionë të vdekur në gjithë botën



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE