Connect with Us

‘Punët e pista nuk i bëjnë boset e mafias, por partitë politike’/ Braçe akuza të forta opozitës

Politikë

‘Punët e pista nuk i bëjnë boset e mafias, por partitë politike’/ Braçe akuza të forta opozitës

Publikuar

-

Mbaje mend këtë që po të them!”/ Braçe paralajmëron Bashën: Harroje ti dhe llumi yt…

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhur me protestën e dhunshme që po zhvillohen në vend.

Ai akuzon PD dhe LSI për përfshirjen e fëmijëve në protesta, duke e konsideruar si vepër të pastër kriminale.

PDLSI SI SHTEPIA E CAMORRAS

PER FEMIJET!

SHTYRJA E FEMIJEVE NE KRIM,

VEPER E QARTE PENALE!

Qysh kur organizatat kriminale, terroriste dhe, partite politike, nisen te perdorin e shtyjne femijet ne krim,

cdo vend vendosi denime te ashpra per tutoret dhe nxitesit e tyre ne krim;

E THJESHTE, PUNET E PISTA NUK I BEJNE BOSET E MAFIAS, TERRORIT E PARTIVE POLITIKE!

TIRANA, DURRESI, KORCA, SHKODRA JANE SHEMBUJT E FUNDIT!

4 nene te Kodit Penal qartesojne gjithcka;

I pari, NENI 129/ SHTYTJA E TE MITURVE NE KRIM, ben te qarte se;

Shtytja apo terheqja e te miturve nen moshen 14 vjec per te kryer krim, denohet me burgim gjer ne 5 VJET;

Cilat jane krimet e kryera ne keto 5 dite?

I dyti, NENI 150/ SHKATERRIMI I PRONES, ben te qarte se;

Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones, kur pasojat materiale nuk jane te lehta, denohet…..me burgim gjer ne 3 VJET;

I treti, NENI 151/SHKATERRIMI I PRONES ME ZJARR, ben te qarte se;

Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me zjarr denohet … me burgim gjen ne 5 VJET;

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Shehi tregon programin dhe qëllimin e opozitës

kur pasojat materiale jane te renda, denohet gjer ne 10 VJET;

I katerti, NENI 154/SHKATERRIMI I PRONES ME MJETE TE TJERA, ben te qarte se;

Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me mjete te tjera, qe perbejne rrezik per mjedisin rrethues e jeten e njerezve denohet….gjer ne

5 VJET dhe, kur pasojat materiale jane te renda denohet nga 5-10 VJET; kur ka pasoja per jeten e shendetin e njerezve denohet me burgim nga 5-15 VJET!

Por nje i mitur as arrestohet e as procedohet penalisht;

SHKATERRIMI I PRONES PREJ TYRE NDODHI, POR ASNJE FEMIJE I MITUR NUK U ARRESTUA APO PROCEDUA PENALISHT;

Nje pjese e tyre u shoqerua, u njoftuan prinderit dhe ju dorezuan!

Partite e poshtra kaosin dhe shkaterrimin e prones publike e private e arriten; lajm boteror madje!

Prej dy ditesh, pisa edhe me te medhenj se keta te partive-medemek shoqeri civile, nuk merren me kriminelet politike qe SHTYNE FEMIJET NE KRIM, por me deshtimin e shkolles ne edukimin e tyre!

Nuk ka ndyresi me te madhe si e sa kjo!

Tek PIRANJAT, Saviano ka nje ngjarje e dialog epik;

Me kobure ne dore perballe nje bosi te Camorras, nje femije i thote:

Per tu bere kaq mu deshen 10 vjet, per te vrare ty 10 sekonda!

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  “Opozita ka edhe një shans”/ Bejtja: Zhgënjehem kur e krahasojnë situatën me regjimin e Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Policia e Tiranës në aksion/ Arrestohen 13 persona, për çfarë akuzohen

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ 40 persona përfundojnë në Polici

LEXO EDHE:  Policia e Tiranës në aksion/ Arrestohen 13 persona, për çfarë akuzohen

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

Publikuar

-

Nga

Ish deputetes së PD, Lajla Pernaska nuk i është lejuar të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se i qëndron bindjes së saj se “Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”.

Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).

I qëndroj bindjes sime se: “ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”

Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.

Shqipëria do bëhet”, shprehet Përnaska./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE