Connect with Us

Protestat për Klodian Rashën/ Meta përgezon gazetarët e terrenit dhe operatorët

Aktualitet

Protestat për Klodian Rashën/ Meta përgezon gazetarët e terrenit dhe operatorët

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për gazetarët e terrenit operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse të cilët ndoqën protestat e zhvilluara këto ditë, për vrasjen e Klodian Rashës.

Përmes një postimi në Fcaebook Meta ka theksuar se do të jetë përherë në krahun e gaetarëve, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.

“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i infeksioneve ditore në Rusi/ Moska goditet rëndë

Publikuar

-

Nga

Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njoftoi të shtunën për 17,906 raste të reja infeksionesh, më shumë se dyfishi i numrit ditor që nga fillimi i muajit qershor.

Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja janë shënuar në Moskë, ku rastet janë trefishuar këtë muaj. Rritja e numrit të infeksioneve ka alarmuar zyrtarët të cilët kanë shtuar kufizimet me qëllimin pengimin e përhapjes së infeksioneve.

Moska, periferia e saj dhe dy rajone të tjera ruse dhanë urdhër këtë javë për vaksinime të detyrueshme për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Meta bën lëvizjen e radhës

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Meta bën lëvizjen e radhës

Kryeqyteti rus ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.

Rusët janë shumë hezitues ndaj vaksinimeve ndërsa vetëm afro 12% e popullsisë ka marrë një dozë. Rreth 5.3 milionë raste janë raportuar në vendin me 146 milionë banorë. Rusia ka njoftuar për 128,911 vdekje, ndërsa ekspertët thonë se shifrat e infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë më të larta./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  Tym para parlamentit/ Konfrontime mes protestueve dhe policisë

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet Ramës për Vlorën/ Tregon shqetësimin e kryeministrit dhe të “tërmetit”

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet Ramës për Vlorën/ Tregon shqetësimin e kryeministrit dhe të “tërmetit”

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet Ramës për Vlorën/ Tregon shqetësimin e kryeministrit dhe të “tërmetit”

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE