LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta për Klodjan Rashën/ Frrok Çupi: Ishte projekt politik, vetë SHBA i vuri emrin

15 Dhjetor 2020, 21:35, Politikë CNA
Protesta për Klodjan Rashën/ Frrok Çupi: Ishte projekt politik,

Analisti Frrok Çupi i cilësoi politike protestat për vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv policie.

Çupi pretendon se politika ashtu si në të shkuarën, kishte për qëllim revolucion zgjedhjeje përmes dhunës.

?Protesta është një prolog i djegjes së vendit përsëri, politika që kishte hyrë në dhimbjen e një vdekje, vrasje, kishte për qëllim revolucion zgjedhjeje përmes dhunës, ishte lëvizje majtiste ekstreme, ku do sulmoheshin bizneset e që të fundosej politika që ka kryer korrupsion gjatë këtyre viteve.

Ishte projekt politik, vetë SHBA i vuri emrin. Mos të bëjmë sikur s’e kemi parë që në bulevard janë vrarë njerëz, në Gërdec, Kuçovë, Vlorë, janë ekzekutuar liderë të opozitës në të shkuarën.

Aty u përplasën dy kultura dhuna me qytetarinë, si dhe dy pushtete, një të rënë me kapitale financiare dhe një qeveri legale që akuzohet e përflitet dhe kjo për korrupsion. Kjo do ishte shkatërrimtar për vendin, përplasja e këtyre të dyjave?, deklaroi analisti në emisionin ?Open?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga