Connect with Us

Presidentja e Kosovës vizitë 3-ditore në Shqipëri/ Nga fjalimi në Kuvend tek takimi me Berishën, zbardhet axhenda

Politikë

Presidentja e Kosovës vizitë 3-ditore në Shqipëri/ Nga fjalimi në Kuvend tek takimi me Berishën, zbardhet axhenda

Publikuar

-

Presidentja e Kosovës vizitë 3-ditore në Shqipëri/ Nga fjalimi në Kuvend tek takimi me Berishën, zbardhet axhenda

Presidentja  në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e nesërme vizitën e saj zyrtare në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tri ditë, ku do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare, si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh”, thuhet në njoftim.

Më poshtë agjenda e takimeve të Osmanit:

Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, u.d Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse, në orën 15:30, u.d Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

LEXO EDHE:  Indeksi i Baselit për pastrimin e parave/ Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Kurse, në orën 11:45, u.d Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet numërimi në Malësi të Madhe/ Ky është rezultati final

Publikuar

-

Nga

Mbyllet numërimi në Malësi të Madhe/ Ky është rezultati final

Edhe në Malësinë e Madhe Lulzim Basha ka arritur të marrë shumicë e votave të demokratëve.

Kreu aktual ka marrë 575 vota, Agron Shehaj 18 vota, Fatbardh Kadilli 6 vota dhe Edith Harxhi 3 vota.

Në total kanë votuar 630 anëtarë.Ndërsa 28 vota kanë dalë të pavlefshme. Këto janë të dhënat që CNA.al ka siguruar nga burime zyrtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha kryeson bindshëm në Shkodër/ Zbardhet rezultati

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha kryeson bindshëm në Shkodër/ Zbardhet rezultati

Në Shkodër është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se ka fituar Lulzim Basha me shumicë votash.

Nga 3100 anëtarë me të drejtë vote, rezultati është ky:

1037 vota Lulzim Basha

148 vota Agron Shehaj

14 vota Fatbardh Kadilli

20 vota Edit Harxhi/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon  numërimi në Belsh/ Ky është rezultati final

Publikuar

-

Nga

Përfundon  numërimi në Belsh/ Ky është rezultati final

Ka përfunduar numërimi në bashkinë Belsh. Nga 396 votues kryeson Lulzim Basha, ndërsa nuk ka dalë asnjë votë e pavlefshme.

Sipas burimete të CNA.al rezultati është ky: Lulzim Basha 366 vota, Agron Shehaj me 18 vota, Edith Harxhi me 2 vota dhe  Fatbardh Kadilli me 10./CNA.al

LEXO TE PLOTE