LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Papunësia e lartë në vend/ Ministrja Denaj i përgjigjet Metës

15 Dhjetor 2020, 10:34, Ekonomi CNA
Papunësia e lartë në vend/ Ministrja Denaj i përgjigjet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se vendi ka përballuar me sukses goditjen e tërmetit dhe pandemisë.

Gjatë fjalës së saj në një konferencë për shtyp, Denaj iu përgjigj edhe Presidentit Ilir Meta për papunësinë.

?I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë.

Për pesë vite kemi punuar për të ulur nivelin e borxhit dhe kemi krijuar një balancë. Sigurisht borxhi është një fakt, por kjo është për të gjitha ekonomitë e goditura për shkak të pandemisë. Mundësia për të siguruar këtë vit një likuiditet është shumë herë më i lartë.
Me rëndësi është mënyra se si qeveritë e përdorin borxhin. Në aspektin afatmesëm rritja ekonomike është synimi kryesor dhe shkon me 5.5% për vitin 2021. Në vitin e ardhshëm do të mbështesim sipërmarrjet me grante si edhe inovacionin. Kemi thirrje për të rinjtë që të adresojnë të gjithë vëmendjen e tyre?, tha Denaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga