LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më keni parë te Gucci”/ Rama justifikon fotot duke bërë ‘shopping’ në SHBA

15 Dhjetor 2020, 11:40, Politikë CNA
“Nuk më keni parë te Gucci”/ Rama justifikon fotot duke

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët për fotot e shkrepura duke bërë ?shopping? gjatë kohës kur ai ishte në SHBA për vaksinën.

Rama sqaroi se kishte shkuar në New York tre ditë përpara për shkak të rregullave anti-covid. Ai tha se nuk ka qenë totalisht ?i burgosur? dhe fotot janë shkrepur në një dyqan bojrash, pra kancelari.

?Kemi shkuar në New York tre ditë para sepse është rregulli i karantinimit tre ditë. Dhe me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë komplet të burgosur në hotel. Nuk më keni para mua as te Gucci as te Cuci. Më kanë bërë një foto në një dyqan bojrash kancelarie, po ta shikoni është një kancelari dhe sa për dije edhe sikur të isha në një dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim. Por që ta dish ti me këtë rast kur shkoj jashtë nëse ndonjëherë blej ndonjë gjë janë bojrat?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga