LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një jetë e vështirë dhe me sakrifica/ Aurela Gaçe uron në mënyrën më të veçantë mamanë e saj për ditëlindje

15 Dhjetor 2020, 10:28, Lifestyle CNA
Një jetë e vështirë dhe me sakrifica/ Aurela Gaçe

Sot është një ditë shumë e veçantë dhe e rëndësishme për këngëtaren Aurela Gaçe. Nuk ndodh shpesh që këngëtarja të ndajë me ndjekësit e saj detaje nga jeta e saj private por sot nëna e saj feston ditëlindjen dhe Aurela e ka uruar në mënyrën më të veçantë.

Teksa e uron me zemër, Aruela ka zbuluar edhe vështirësitë që kanë kaluar prindërit e saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar se mamaja e saj ka qenë mami-infermiere dhe gjithnjë ka qenë e përkushtuar në punën e saj.

?Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma? . Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dhimbsur në t? njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.

Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë , derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atehere e pashe te thyhej….

Duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë . Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ? Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin .

I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se ata ndiheshin të humbur…punën qè kishin pas,ishte v?shtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty. Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne hall e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.

Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre…ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare .

Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ato qe japin vet?m gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate. Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne. Jam krenare që jam rritur nga ti ?????????, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Lajmet e fundit nga