Connect with Us

Mjekët po vdesin, shteti bën sehir!/ Erion Dasho: Nuk nisen heronjtë për “luftë” me pushkë me gjalm…

Shëndeti

Mjekët po vdesin, shteti bën sehir!/ Erion Dasho: Nuk nisen heronjtë për “luftë” me pushkë me gjalm…

Publikuar

-

“Turp dhe skandal që duhet hetuar!”/ Dasho nxjerr fotot: "Gjyshërit" e Boratit në radhë për vaksinën elektorale

Mjeku i njohur epidemiolog, Erion Dasho ka reaguar sërish në rrjetet sociale, lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Duke ju referuar numri  të lartë të vdekjeve në rradhët e mjekëve, Dasho shtron disa pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa kritikon nisjen e tyre për ‘luftë’ me pushkë me gjalm.

Vdekjet midis mjekëve që po raportohen me një rregullsi të frikshme nuk mund të kalohen me statuset e pikëlluara të familjarëve, kolegëve dhe pacientëve që shpesh u detyrojnë jetën apo shëndetin mjekëve të ndjerë!

Aq më tepër, nuk mund të kalohen këto vdekje me statuset e ministrisë apo ministres së shëndetësisë (“nderim” të cilin çuditërisht jo të gjithë mjekët e kanë “merituar”).

Këto vdekje shtrojnë disa pyetje të cilat kanë qarkulluar prej kohësh dhe tashmë kur numri i humbjeve të jetëve midis kolegëve po kap 30-ën kërkojnë përgjigje të menjëhershme:

– A është marrë ndonjëherë seriozisht nga ministria mbrojtja në punë e mjekëve?

– A është kuptuar më në fund se parandalimi i transmetimit të COVID në spitale dhe qendra shëndetësore është detyrim i shtetit pasi mbron si mjekët ashtu edhe pacientët?

– A ka ndonjë shans që edhe Shqipëria të ketë si gjithë bota e qytetëruar institucione shëndetësore të sigurt lidhur me COVID?

– A është e vërtetë se maskat, aq të domosdoshme në mjediset ku ofrohet kujdes shëndetësor, jepen akoma me pikatore?

– A ka ndonjë plan ministria të nisë testimin e rregullt të personelit mjeksor, sidomos tani kur erdhën edhe testet e shpejta antigjenike?

– A i ofrohet falas testi i shpejtë i antitrupave kolegëve apo duhet të paguajnë nga xhepi 4 mijë lekë në sektorin privat (kosto e testit është më pak se 5 euro)?

– A është menduar për të shumëpërfolurin sigurim të jetës së mjekëve?

– A është menduar për një dëmshpërblim financiar dhe më pas pension special për familjet e mjekëve që humbën jetën në detyrë?

Përgjigjet për këto pyetje dhe, mbi të gjitha, marrja e masave reflektuese ndaj tyre është detyrim!

Përndryshe mos i quani më mjekët “heronj”!

“Heronjtë” nuk nisen për “luftë” me pushkë me gjalm…

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ulet ndjeshëm numri i infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 125  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 4 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut të njohur vlonjat

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125
Të shëruar në 24 orë 546
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1983

Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ndërprerja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Publikuar

-

Nga

Ndërpreja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Sot në media u raportua ndërpreja e vaksinimit të të moshuarve në qytetin e Fierit, sipasojë e vonesës së ardhjes së 100 mijë dozave nga greva në aeroportin e Rinasit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i cili shkruan se me justifikimin e grevës së kontrollorëve, Rama po mundohet të shpiki një ‘përgjegjës’ për dështimin e fushatës së vaksinimit.

Dasho rendit dhe arsyet për argumentin e tij, ndërsa shton se kemi një shtet jo serioz.

“NJË SHTET JO SERIOZ

Sot qendrat e vaksinimit në Fier u ankuan për mungesë vaksinash lidhur me vonesën njëditore të ardhjes së tyre nga Turqia.

Së pari, në se lajmi i ardhjes së 192 mijë vaksinave në fund të marsit ishte i vërtetë, ende duhet të ketë stok të atij grupi vaksinash.

Së dyti, edhe sikur 192 mijë vaksinat të kishin mbaruar, vaksinat e ardhura të enjten mund të dërgoheshin brenda 2 orëve në Fier.

Së treti, Fieri nuk ka nevojë për më shumë se 500-600 vaksina në ditë për nevojat e veta, kështu që ato mund të dërgoheshin edhe Astra Zeneca.

Me justifikimin e grevës së kontrollorëve, a mos po përpiqet të shpiket një “përgjegjës” për dështimin e fushatës së vaksinimit?!“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

Publikuar

-

Nga

Në fillim të pandemisë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva u takua me mjekë dhe infermierë në qytetin e Nju Jorkut për të folur në lidhje me përvojën e tyre në luftën ndaj COVID-19. Një vit më vonë, ajo foli përsëri me disa prej tyre për të mësuar më shumë mbi përvojën e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi për herë të parë me mjeken Amy Plasencia në pranverën e vitit 2020. Në atë kohë, ajo po punonte në një nga spitalet e Nju Jorkut që filloi të trajtonte vetëm pacientë të infektuar me Covid-19.

“Unë nuk e di numrin e saktë, por mund të them se kemi patur qindra e qindra pacientë”, thotë ajo.

Në një mbrëmje në muajin mars, Dr. Plasencia po trajtonte një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, dhe për herë të parë ajo dëgjoi duartrokitjet në mbështetje të punonjësve mjekësorë.

Çdo mbrëmje që nga ajo kohë, njerëzit duartrokisnin personelin mjekësor që ndihmonte në shpëtimin e pacientëve në spital.

“Një vit më parë, ne nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Dhe numri i pacientëve që pamë, veçanërisht këtu në Nju Jork dhe Brooklyn, ishte astronomik!”, thotë ajo.

Më 8 mars 2020, Dr. Calvin Sun u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Angola. Ai më pas u ndesh me orare të gjata pune.

“Nuk e mbaj më mend numrin e orëve të punës që kam punuar”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut të njohur vlonjat

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/A janë të realizueshme premtimet e qeverisë?

Për gati tre muaj, Dr. Robert Gore jetoi larg familjes së tij sepse kishte frikë se mund të infektonte bashkshorten dhe fëmijët e tij me COVID-19.

“Dr. (Martin Luther) Kingu ka thënë se “në fund njeriu vlerësohet jo nga qëndrimet që ka ndërmarrë në kohë rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash.” Dhe kjo është kohë e sfidave dhe polemikave”, tha Dr. Gore.

Sot, një vit pas fillimit të pandemisë në vend, mjekët, ekspertët e shëndetit, dhe politikanët po vlerësojnë se çfarë është bërë si duhet dhe çfarë mund të jetë bërë shumë më mirë për të shpëtuar më shumë njerëz.

“Ka kaq shumë mësime për të nxjerrë nga kjo. Unë mendoj se do të ketë një shqyrtim të hollësishëm të gjërave që janë bërë në këtë periudhë”, tha epidemiologu Calvin Sun.

Mbi 550-mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkaura.

Në vitet e ardhshëm, njujorkezët do të kujtojnë ata që humbën jetën nga pamundësia për të luftuar virusin dhe mijëra të tjerë që rrezikuan jetën e tyre çdo ditë për t’i shpëtuar njerëzit e infektuar me koronavirusin./ VOA

LEXO TE PLOTE