LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta ktheu buxhetin, Angjeli: Fondet për përballimin e pandemisë të mjaftueshme

15 Dhjetor 2020, 22:29, Politikë CNA
Meta ktheu buxhetin, Angjeli: Fondet për përballimin e pandemisë

Ish ministri i Financave njëherazi deputet i PS-së Anastas Angjeli thotë se shumica në parlament do ta votojë buxhetin e vitit të ardhshëm pa asnjë reflektim. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Angjeli tha se presidenti është në të drejtë kushtetuese të rikthejë buxhetin por ligji i adreson nevojat për përballimin e pandemisë.

” Fondet për qeverinë janë të mjaftueshme. Nuk po them që janë të bollshme që kemi një super shpenzim për shëndetësinë për Covidin se asnjëherë s’ka për ta pasur edhe për disa vite Shqipëria, duhet të jemi realist. Por ky është vendi jonë, kjo është ekonomia jonë, këto janë financat tona.

Sipas profesor Angjelit ekonomia do të ringrihet në fund të vitit të ardhshëm dhe përgjatë 2022-2023 rritja do t’i rikthehet niveleve të para krizës./CNA.al

Lajmet e fundit nga