Connect with Us

“Më vjen keq për Bashën”/ Rama: Një lider pa karakter, po hesht për protestën

Politikë

“Më vjen keq për Bashën”/ Rama: Një lider pa karakter, po hesht për protestën

Publikuar

-

/
“Më vjen keq për Bashën”/ Rama: Një lider pa karakter, po hesht për protestën

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e PD, Lulzim Basha si një lider pa karakter.

Teksa ka folur për protestat e zvilluara së fundmi, Rama thotë se ky është një tjetër rast që provon se Basha është një lider pa karakter.

“Më vjen keq për Bashën. Jam i bindur që Basha nuk ka asnjë lidhje me këto që ndodhin kjo nuk e parfaqëson por kjo e bën dyfish fajtor, sepse nëse do ishte lideri i opozitës do duhet të dilte e të thoshte se këto janë të papranueshme e kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet sepse në pushtet vihet me zgjedhje. Ai është i papranishëm në momentin e duhur, në vendin e duhur për të thënë gjënë duhur. Mungon”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  Rama reagon në Facebook pas deklaratave të opozitës

LEXO EDHE:  Kim Kardashian, letër Ramës: Ma jep njëherë mundësinë…

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Rama reagon në Facebook pas deklaratave të opozitës

LEXO EDHE:  Vucic nuk pranon ftesen e Rames, nuk vjen per ndeshjen ne Elbasan

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Kryemadhi në panik/ Ja, si po tenton të “blejë” protestuesit

LEXO EDHE:  Kriza në PD/ Paloka fajëson Bashën: E thelloi me vendimin personal që mori në shtator

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE