LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte shpallur në kërkim nga Italia/ Policia arreston 54-vjeçarin në Tiranë

15 Dhjetor 2020, 10:38, Kronika CNA
Ishte shpallur në kërkim nga Italia/ Policia arreston

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën ?Llambi Bonata?, Tiranë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K(J). M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ?Vjedhja në rrethana rënduese? dhe ?Trafikim i lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga