LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e spitaleve rajonal Covid/ Manastirliu  nga Elbasani: 600 shtretër në skenarin e parë

15 Dhjetor 2020, 16:56, Lifestyle CNA
Hapja e spitaleve rajonal Covid/ Manastirliu  nga Elbasani: 600

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla inspektuan pavionet e dedikuara COVID në spitalin rajonal të Elbasanit, në përgatitje për t?u hapur sipas skenarëve të përballimit të epidemisë. Duke theksuar se situata në spitale aktualisht është e qëndrueshme, Ministrja Manastirliu deklaroi se janë gati për t?u hapur pesë spitalet e para rajonale, kur të ezaurohen kapacitetet e 4 spitaleve Covid në Tiranë.

?Kemi investuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tashmë jemi gati me tre pavione të dedikuara në spitalin rajonal të Elbasanit, në funksion të mbështetjes së qytetarëve të prekur nga COVID19, të cilët do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër të cilët kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, linjat e oksigjenit, paisjet e nevojshme, strukturat e terapisë intensive dhe stafin e dedikuar, në funksion të standarteve që ne tashmë i kemi vendosur për spitalet tona rajonale?, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në skenarin e parë janë 600 shtretër në dispozicion të pacientëve me Covid.

?Në skenarin e parë, ashtu sikurse e kemi planifikuar do të jenë 5 spitale rajonale, të cilat do të vendosen në funksion dhe për të cilat janë investuar, janë marrë masat me të gjithë infrastrukturën e përshtatur. Mjekët, infermierët janë trajnuar. Janë 600 shtretër në 5 spitale rajonale të vendosura në dispozicion të mbështetjes të situatës dhe pacientëve me Covid. Dhe në tërësi në 3 skenarët e paracaktuar janë 1600 shtretër së bashku me 4 spitalet Covid për përballimin e situatës?, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi se në kuadër të Strategjisë Vjeshtë ? Dimër, përgatitja e spitaleve rajonale është pjesë e skenarëve për t?iu përgjigjur situatës, duke ndjekur në dinamikë dhe kapacitetet në 4 spitalet COVID. Spitali i Elbasanit është në 5 spitalet e para që do të hapen në mbështetje të kapaciteteve aktuale, me pavione të veçanta dedikuar pacientëve me covid19.

Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë./CNA.al

 

Më pas do të përfshihen edhe spitalet e tjera rajonale dhe janë 1600 shtretër, bashkë me pajisjet e nevojshme dhe stafin e trajnuar, të parashikuar sipas skenarëve, për të përballuar fazën e epidemisë në dimër.

 

 

Lajmet e fundit nga