LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden të braktisura 4 çanta me lëndën narkotike/ Sekuestrohen 140 kg kanabis në një pyll në Finiq

15 Dhjetor 2020, 07:13, Kronika CNA
Gjenden të braktisura 4 çanta me lëndën narkotike/

Një sasi prej 140 kg kanabis u sekuestrua nga policia e Sarandës mbrëmjen e djeshme në një zonë të pyllëzuar.

Efektivët e policisë gjetën 4 çanta të braktisura në afërsi të një përroi në vendin e quajtur ?Koçekët? e fshatit Sopik, Bashkia Finiq. Lënda narkotike u gjet 100 metra larg nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol ku persona ende të paidentifikuar kishin lënë çantat me kanabis.

Nga kontrolli i tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e posueduesve të lëndës narkotike./CNA.al

Lajmet e fundit nga