Connect with Us

Faktet dhe jo frika, do ta ndalin pandeminë e Covid-19

Blog

Faktet dhe jo frika, do ta ndalin pandeminë e Covid-19

Publikuar

-

Nga Jay Bhattacharya & Christos A. Makridis

Medias i shijojnë lajmet negative. Kjo gjë nuk ka qenë kurrë më e vërtetë se në epokën e Covid-19. Çdo ditë lajmet në media e vënë theksin tek përhapja e virusit, dhe tregojnë pa u ndalur historitë e trishtueshme të disa prej viktimave të tij.

E megjithatë, shumica e mediave nuk i kushtojnë vëmendjen e mjaftueshme lajmit të mirë në lidhje me trajtimet e përmirësuara, apo mbijetesës së pacientëve të prekur nga koronavirusi. Në kontrast me mediat ndërkombëtare, shtypi amerikan ka qenë shumë negativ në mbulimin që i ka bërë pandemisë së Covid-19, edhe kur ka një lajm të mirë për të treguar.

Ky negativitet, është pjesë e asaj që ushqen një kulturë frike, e cila ndikon tek politikanët lokalë, shtetërorë dhe federalë në vendimet që ata marrin. Por nga ana tjetër ka shumë lajme të mira për të treguar. Shkalla e rasteve fatale me këtë virus, ka rënë ndjeshëm që nga muaji marsi.

Shkalla e mbijetesës nga ky infeksion është rreth 99.95 për qind për njerëzit nën moshën 70-vjeç,dhe 95 për qind për njerëzit mbi 70-vjeç. Spitalet janë shumë më të mirë-pajisura për të trajtuar pacientët, me protokolle të përmirësuara të ventilatorëve, menaxhim të përmirësuar të pacientëve, dhe strategji të reja terapeutike për të ofruar ndihmë.

Për më tepër, falë testeve të shumta klinike të vazhdueshme në të gjithë botën, së shpejti mund të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive. Në kontrast me fokusimin e tyre mbi vdekjet nga Covid-19, media i ka kushtuar shumë pak vëmendje dëmeve të mëdha mjekësore dhe psikologjike nga bllokimet që po përdoren për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë. Pavarësisht se bllokimet e mëdha kanë shkaktuar një dëm anësor shumë të madh, Anglia, Franca, Gjermania, Spanja dhe vendet e tjera evropiane po i intensifikojnë sërish bllokimet e tyre.

Me bllokime, ne nënkuptojmë shkollat ​​dhe universitetet të mbyllura, sheshet e lojërave dhe parqet e mbyllura, kishat e heshtura dhe dyqanet dhe bizneset e falimentuara, që janë bërë emblemë e jetës së amerikanëve muajt e fundit.

Mungesa relative e raportimit mbi dëmet e shkaktuara nga bllokimet është e çuditshme, pasi jetët e humbura nga mbyllja nuk janë më pak të rëndësishme sesa jetët e humbura nga koronavirusi. Por ato kanë marrë shumë më pak vëmendje nga media.

Dëmet e shkaktuara nga bllokimi kanë qenë katastrofike. Merrni për shembull vetëm dëmin psikologjik. Në qershor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) vlerësuan se 1 në 4 të rinj kishte menduar seriozisht vetëvrasjen.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha paralajmëron patronazhistët/ “Komandanti do j’ua bëjë të përbrendshmet kukurec”

Opioidet dhe vdekje të tjera të lidhura me drogën, janë rritur shumë. Barra e këtyre politikave bie në mënyrë disproporcionale mbi disa nga më të rrezikuarit. Për shembull, izolimi çoi në një rritje prej 20 për qind të vdekjeve të lidhura me demencën në mesin e popullatës sonë të moshuar.

Për më tepër, analiza retrospektive e bllokimit në Shtetet e Bashkuara, tregon se pacientët anashkaluan analizat për kancerin, vaksinimin e fëmijëve, vizitat për kontrollin e diabetit, madje edhe trajtimin e sulmeve në zemër.

Në shkallë ndërkombëtare, bllokimet kanë çuar 130 milion njerëz në prag të urisë, 80 milion fëmijë në rrezik për t’u prekur nga sëmundje si difteria, fruthi dhe poliomieliti, dhe 1.8 milion pacientë në rrezik për të humbur jetën nga tuberkulozi.

Bllokimet i kanë dëmtuar shumë të varfrit në vendet e varfra. Forumi Ekonomik Botëror, vlerëson se bllokimet do të bëjnë që 150 milion njerëz të tjerë të bien në kufirin e varfërisë ekstreme, ose 125 herë më shumë se numri i atyre që kanë vdekur nga Covi-19.

Edhe pse ka pasur një farë mbulimi mediatik të dëmeve nga bllokimit, mediat nuk i kanë kushtuar të njëjtën vëmendje si vdekjeve nga Covid-19. Mungesa e vëmendjes së ekuilibruar të mediave ndaj lajmeve të mira mbi situatën, dhe kostot e bllokimeve, kanë shkaktuar kostot e veta.

Pa një qasje të ekuilibruar ndaj lajmeve mbi Covid-19, publiku nuk mund të bëjë zgjedhje të mirë-informuara në lidhje me masat parandaluese, siç është mbyllja e shkollave. Edhe një qytetar i zellshëm, nuk mund të bëjë një gjykim të arsyetuar në lidhje me mençurinë e bllokimeve të vazhdueshme, nëse theksi vihet vetëm tek përfitimet e tyre, në një kohë që minimizohen kostot e tyre.

Media ka detyrimin që t’i tregojë që të dyja. Së fundmi, neglizhimi i lajmeve të mira gjatë kësaj pandemie,ka krijuar panik dhe frikë, e cila nuk është në asnjë rast një strategji e mirë në dobi të shëndetit publik.

Publiku duhet ta dijë se pandemia nuk do të jetë me në përgjithmonë. Ndërsa këto janë kohë sfiduese – dhe,për shumë familje, kohë që të ndryshojnë jetën – si çdo pandemi tjetër në historinë njerëzore, edhe pandemia e Covid-19 do të marrë fund. Me zgjedhje të mençura dhe të informuara, ne mund të zvogëlojmë numrin përfundimtar të vdekjeve dhe mjerimin njerëzor.

Shënim: Jay Bhattacharya, është profesor i mjekësisë në Universitetin e Stenfordit. Christos A. Makridis, profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës, SHBA. / The Hill – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Instrumenti i ri i ndikimit të Amerikës në Ballkan

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Orhan Dragaš “Euractiv”

“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe do t’ju ndihmojë në çdo lloj mënyre në përpjekjet tuaja për t’u bërë pjesë e Evropës. Nuk do të ketë asnjë kufi në sasinë e kësaj ndihme”. Këto ishin fjalët e Kolin Pauell drejtuar Serbisë dhe Malit të Zi më 2 prill 2003, 3 javë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç, kur Sekretari i atëhershëm i Shtetit, vizitoi befas Beogradin.

Është koha e duhur për të vlerësuar kontributin e vetë Pauell, apo më në përgjithësi politikën amerikane ndaj Ballkanit. Por sot ka edhe lajme interesante. Aktualisht ka një riorganizim të madh të personelit diplomatik amerikan përgjegjës për këtë rajon.

Ambasadorë të rinj po mbërrijnë në Beograd, Prishtinë, Sarajevë dhe ndoshta në Podgoricë, dhe ata po dërgohen nga Uashingtoni nga kreu i sapoemëruar për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, Gabriel Eskobar. Këta pak njerëz kanë më shumë se 100 vjet përvojë të përbashkët në Ballkan.

Ne nuk duhet të themi se Amerika po “rikthehet në Ballkan”, jo vetëm sepse ky formulim është i vjetëruar, por edhe sepse është i pasaktë. Nëse Amerika nuk do të kishte qenë vërtet në rajon vitet e fundit, Kroacia nuk do të ishte bërë anëtare e BE-së, dheas i gjithë Ballkani Perëndimor, përveç Serbisë dhe Bosnjes, nuk do të ishte sot pjesëtar i NATO-s.

Maqedonia e Veriut do të kishte emrin e saj të vjetër më të shkurtër, por do të ishte ende e izoluar dhe e bllokuar për çdo integrim. Mali i Zi do të tronditej nga konfliktet e brendshme, jo për një vit, por për të paktën një dekadë, dhe Serbia dhe Kosova do të ishin shumë larg çdo dialogu, dhe do të përlesheshin me njëra-tjetrën.

Nuk ka dyshime se ekipi i ri amerikan për Ballkanin, do të ketë detyrën e përshpejtimit të përfundimit të disa punëve ende të papërfunduara. Duke ia lënë ato në të shkuarën Bashkimit Evropian, Amerika u përpoq t’ia linte sigurimin e paqes midis vendeve në periudhën pas konfliktit në rajon mjeshtrit të “fuqisë së butë”, që ka edhe interesat më të mëdha atje.

Sidoqoftë, mënyra evropiane çoi në një humbje të tepruar të kohës, dhe rrjedhimisht në mjegullimin e një qëllimi, që duhet të kishte mbetur i qartë si kristal deri në përmbushjen përfundimtare të tij, pra që i gjithë Ballkani të integrohej në BE dhe NATO, gjë që është interesi i fshehtë dhe i kahershëm i Amerikës.

Qasja e re amerikane në Ballkan, do të fokusohet kryesisht në zgjidhjen e dy zonave kryesore të krizës, përkatësisht të Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Ky do të jetë fokusi i ambasadorëve të rinj Kristofer Hill në Beograd, Majkëll Mërfi në Sarajevë, dhe Xhefri Hovenier në Prishtinë, si dhe kolegut të tyre në Uashington, Gabriel Eskobar.

LEXO EDHE:  Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Pipero mesazh Ramës/ Vaksina ruse mundësi e artë për vendin tonë

Ekspertiza e tyre është e jashtëzakonshme, por sigurisht që ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për ta çuar punën deri në fund. Që të shënojë përparim, politika e re amerikane, do të duhet të jetë mjaft krijuese dhe autoritare. Po çfarë mund të thotë kjo në praktikë?



Megjithëse secili prej tyre ka individualisht një përvojë personale nga lufta apo nga vitet e pasluftës në Ballkan, nuk duhet të pritet që ekipi i ri diplomatik t’i përmbahet modeleve të vjetra. Kristofer Hill ka qenë dikur në Konferencën e Rambujesë, dhe ka qenë një diplomat i rangut të lartë gjatë Luftës në Kosovës në vitin 1999.

Por ai nuk do ta sjellë Rambujenë në punën e tij të re në Beograd. Interesat e Shteteve të Bashkuara janë të njëjta si dy dekada më parë, por do të ketë mjete të tjera për t’i arritur ato. Është e qartë se misioni i Hill dhe i të tjerëve në Ballkan do të jetë një kombinim i diplomacisë vendimtare, i nxitur nga ndëshkimi i politikanëve vendas dhe lojtarëve kryesorë nga nga sanksionet individuale, si një segment i rëndësishëm i politikës së jashtme të Xho Bajdenit.

Pas Afganistanit, Amerika nuk do të jetë në gjendje që ta etiketojë veten si një “xhandar botëror”, por në një masë të madhe, ajo luan ende rolin e prokurorit botëror. Megjithatë, pas Afganistanit, do të jetë e vështirë të mbështetet tek NATO në këtë politikë të re.

Mali i Zi është një shembull i mirë që tregon se kohezioni brenda aleancës ishte dobësuar që para tërheqjes nga Afganistani. Sepse ardhja e qeverisë së re në Podgoricë,solli depërtimin e thellë të Rusisë në punët e brendshme të këtij anëtari të NATO-s, ndaj të cilit NATO nuk pati asnjë përgjigje të fortë, përveç deklaratave të herëpashershme të përgjithshme.

Kjo është arsyeja pse kohët e fundit Gabriel Eskobar deklaroi hapur se Shtetet e Bashkuara (pra jo NATO), zotërojnë mekanizma të ndryshëm diplomatikë dhe politikë për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë (por edhe veprimet destruktive të Serbisë) në Malin e Zi, duke përmendur sanksionet individuale dhe izolimin politik.

Me ekipin e saj të ri në Ballkan, Amerika do të veprojë e vetme dhe në emrin e vet, dhe nëse ka nevojë për ndihmë në ndonjë gjë, do ta gjejë atë tek Bashkimi Evropian (si për shembull në negociatat Beograd-Prishtinë), NATO (Mali i Zi) apo tek një aleat perëndimor specifik, si për shembull Gjermania, kur është fjala për Bosnje Hercegovinën. Dhe ndoshta nuk do t’ia lërë “punën” dikujt tjetër derisa të përfundojë, në kuptimin për të cilin foli dikur Kolin Pauell.

America’s new instrument in the Balkans

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Mes kurtheve të seksit, torturat dhe vrasjet/ Historia e frikshme e shërbimit sekret sovjetik

Publikuar

-

Nga

cna lajm blog

Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka qenë e njohur në të kaluarën e saj me shumë emra, por fillimet i ka në Revolucionin Bolshevik të 1917-ës.

Më 20 dhjetor 1917 themelohet ÇEKA, forca e parë sovjetike e policisë sekrete; Çeka (akronim rusisht për komitetin e emergjencës) u krijua me një dekret të lëshuar nga Vladimir Lenini, dhe u drejtua më pas nga Feliks Xherzhinsky, aristokrat renegat, i kthyer komunist.

Në fund të vitit 1918, qindra komitete ÇEKA ishin krijuar në qytete të ndryshme.

Në vite, shumë mijëra disidentë, dezertorë, apo njerëz të tjerë u arrestuan, torturuan, ekzekutuan nga çekistët.

Pas vitit 1922, ÇEKA pësoi një seri riorganizime e ndryshime emrash. Trupat çekiste ishin përgjigjes për kampet e punës; menaxhimin e sistemit Gulag; miratonin listat me emrat e kundërshtarëve politikë; kryenin arrestime, hetime, tortura, ekzekutime dhe shtypje të çdo pakënaqësie a rebelimi të mundshëm.

Çeka u bë gjithashtu model i organizimit të armës së sigurimit të shtetit në vendet e bllokut komunist.

Mr vdekjen e Xherxhinskit në 1926, organizata u përhap më shpejtësi për të mbajtur dhe riforcuar pushtetin e Josif Stalinit, diktatorit sovjetik.

Deri dhe në kolektivizimin e BRSS ndërhyri kjo organizatë, me pasoja të tmerrshëm në miliona ruse që e kundërshtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasëse të OGPU-së.

Në 1934, emri i organizatës ndryshoi përsëri, kësaj radhe në NKVD (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vetë Stalini.

Nën udhëheqjen e Jagodës, NKVD mori një kontroll total të industrisë, profesioneve të ndryshme, punëtoreve, kooperativistëve, të gjitha mjeteve të informacionit publik dhe forcave të policisë. Më një fjalë kontrollonte jetën e çdo gjëjeë të gjallë në Rusinë Sovjetike.

Jagoda ishte bërë figura më e frikshme në Bashkimin Sovjetik pas Stalinit, i fuqishëm dhe i frikshëm.

Ai ekzekutoi të gjithë ata që Stalini donte ti eliminonte, derisa një ditë Stalini paranojak që shihte kudo “armiq të popullit” dhe “agjentë të imperialistëve” e akuzoi për veprimtari subversive dhe e ekzekutoi.

Yagoda u vra faktikisht në zyrën e tij. U mbyt nga duart e zëvendësit të tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qenë i njohur historikisht dhe më nofkën “Xhuxhi i Përgjakshëm”.

Por si gjithë limonat që pasi shtrydhen, hidhen në koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua më urdhër të Stalinit në 1938.

Atëherë në krye të NKVD erdhi një njeri shumë i afërt më Stalinin, Lavrenti Beria, i cili qëndroi në krye të NKVD deri pas vdekjes së Stalinit.

Gjatë kohës së Berias, NKVD u quajt MVD (Ministria e Punëve të Brendshme, 1946-1954) dhe një vit pas vdekjes se Stalinit u quajt në KGB.

Zyrat qendrore të KGB janë të njohura dhe si Qendra dhe përveç të tjerave ka nën drejtim dhe GRU (Drejtorinë Qendrore të Zbulimit të Ushtrisë se Kuqe), që merrej më zbulimin dhe kundërzbulimin ushtarak. Të gjitha këto ishin nën mbikëqyrjen e KGB-së.

KGB-ja ishte e plotfuqishme dhe operacionet e saj ishin pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kundër popullit rus dhe kundër “armiqve të jashtëm”.

Dega më e frikshme dhe më e fuqishme e KGB-së ishte SMERSH. SMERSH-i është një seksion i armatosur i veçantë i KGB-se që merrej më dënimet dhe ekzekutimet e çdo rusi të cilësuar si “tradhtar”, të çdo informatori apo agjenti që dezertonte në Perëndim, të çdo komunisti që nuk ndiqte vijën e Partisë si dhe një numër të madh viktimash jashtë Rusisë (sovjetikë ose qytetare të shteteve të tjera).

Loja e preferuar e KGB-së ishte futja në kurthin e saj të diplomatëve të huaj dhe në shumicën e rasteve bëhej nëpërmjet seksit.

Në këtë mënyrë KGB-ja komprometoi ambasadorin britanik në Moskë, Sër Xhofri Harison në 1968.

Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse që punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galja. Ajo ishte sigurisht e futur më mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti mbaroi punë në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij më Galian duke bërë seks.

Harrisonin iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij më Galian do të bëheshin publike.

Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen në Galian tek oficeret e MI5 (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë.

Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm.

Një sukses i tillë ishte komprometimi i ambasadorit francez në Moskë, Moris Dezhanit. Çifti Dezhan arriti në Moskë nga Parisi në 1955 i gatshëm për të bërë miq sovjetikë në rangje të larta. Ata u pritën nga shumë persona që thonin se ishin udhëheqës sovjetikë, por në të vërtetë ishin ose oficerë të KGB-së ose spiunë të saj. Një prej tyre ishte dhe gjeneral lejtnant Oleg Mihailoviç Gribanov, i cili u paraqit tek çifti më emrin Gorbunov.

Dezhani i tha në konfidencë Gribanov/Gorbunovit se i pëlqenin femrat e pashme dhe pas kësaj në hapat e ambasadorit, “rastësisht” rreshtoheshin femra të pashme të gatshme të flirtonin më të.

Këto gra, quheshin “Thithëse” nga bosat e KGB-së dhe ambasadorit i ofroheshin nga agjenti i KGB-së Juri Vasilevic Krotkov.

Krotkovi e njohu Dezhanin me disa aktore filmi ruse, njëra prej të cilave quhej “Lora”. Kur Dezhani ishte duke bërë dashuri më të, bashkëshorti i saj imagjinar ia behu në dhomë duke i kapur flagrancë dhe e kërcënoi Dezhanin se do ta çonte në gjyq publik, një skenar i vjetër i KGB-së.

Më vonë atë natë, Dezhani nervoz përsëri në konfidencë i tha shqetësimin e tij Gribanov/Gorbunovit i cili ngrohtësisht nga ana e tij e garantoi se do të përdortë influencën e tij që të qetësonte “bashkëshortin e nxehur”. Ai e informoi Dezhanin pas pak ditësh se çështja e tij ishte vënë në vijë dhe se ambasadori nuk duhet të shqetësohej më. Mirënjohës, Dezhani filloi atëherë më hir ose me pahir të jepte informacion tek Gribanovi.



Loja e KGB-së për ketë çështje, nuk ndaloi me kaq. Ai u përpoq të fuste në kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqë dështoi tek zonja Dezhan, ai komprometoi një diplomat tjetër francez me një nga prostitutat e KGB-së.

Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez sidoqoftë nuk bashkëpunoi me KGB. Në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, ai vrau veten. Agjenti Krotkovi më vonë, në 1963 vizitoi Londrën si shoqërues i disa shkrimtarëve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorëzua tek anglezët ku tha se dezertimi i tij ndodhi nga brejtja e ndërgjegjes për çështjen Gibo.

Në të njëjtin vit, Gribanovi u informua se një spiun i KGB-së ishte kapur në Nju Jork, SHBA. Të dëshpëruar për të pasur një spiun amerikan, që ta shkëmbenin më atë sovjetik, bosat e KGB-se e urdhëruan Gribanovin të gjente një agjent amerikan me porosi.

Atë që oficerët mundën të gjenin ishte një mësues amerikan, Frederik Bargun, një profesor i universitetit të Jeill, i cili ndodhej si turist në Moskë. Agjentët e KGB-se i thanë Gribanovit se fatkeqësisht profesori nuk ishte spiun. “Bëjeni spiun” u bërtiti Gribanovi. Barguni u arrestua, por më vonë doli se ishte mik personal i presidentit Kenedi, i cili i dërgoi një notë protestë Hrushovit. Hrushovi me fytyrë të kuqë nga turpi dhe nga zemërimi, iu kanos Gribanovit dhe e urdhëroi ta lironte menjëherë profesorin.

Diplomatët, të cilët KGB-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht për ti dhënë asaj informacion, ishin subjekt survejimi të vazhdueshëm, brenda dhe jashtë ambasadës, duke i ndjekur këmba-këmbës në çdo hap që bënin dhe duke i survejuar në ambasada më aparatura të sofistikuara të cilat ishin fshehur më kujdes në ambasadat e huaja.

Në 1975, Ambasada amerikane në Moskë ishte në krye të listës për përgjime nga ana e sovjetikeve.

LEXO EDHE:  “Basha është hallexhi”/ Braçe: Fryu numrin e viktimave që të shuhej ndërmarrja e turpshme kundër UÇK

LEXO EDHE:  Leonard Olli zbulon “qëllimin” e Bashës/ Çfarë fshihet pas turit dhe lëvizjeve kaotike të PD

Mikrofonat ishin të një sistemi të sofistikuar dhe drejtoheshin duke i komanduar nga jashtë ambasadës me rreze të larta të intensifikuara, nëpërmjet dritareve të ambasadës. Duke shënuar me këto rreze vazhdimisht, dyshohet që teknikët e KGB-së, pa dashje infektuan më helmim radiologjik ambasadorin amerikan Uolltër Stosel.

Stosel u kthye në Uashington ku u shërua nga overdoza e radiacionit, kushte në të cilat jetonin shumica e diplomatëve në BRSS, ngaqë masat dhe kundërmasat e KGB-se për aparaturat e përgjimit sa vinin e bëheshin më të sofistikuara. Një nga arsyet për të damkosur amerikanët si spiunë ishte për të treguar se spiunazhi kundër Revolucionit Sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte në rrezik të vazhdueshëm. Ishin apo jo spiunë, kjo nuk kishte rëndësi, ata damkoseshin vetëm për terror.

Një rast i tillë ishte dhe çështja e Martha Pitersen, e cila ishte pjesë e trupit diplomatik amerikan. Agjentët e KGB-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekretë të drejtuara asaj në një kuti postare të vdekur (Kuti postare e vdekur në gjuhen e spiunazhit quheshin vendet e fshehta ku agjentët shkëmbenin mesazhet e tyre të shkruara. Këto mund të ishin banjo publike në një restorant të caktuar, një vrimë në një pemë në një park, etj. Në ketë mënyre evitohej komprometimi dhe kapja nga kundërshtaret). Pitersen u dëbua nga Bashkimi Sovjetik.

Të njëjtin fat pati dhe Ricard Ozborn, sekretari i ambasadës amerikane për çështjet ekonomike.

KGB-ja lajmëroi se Ozborni u arrestua në maj 1983, duke thënë se u kap në flagrancë duke transmetuar mesazhe nga një radio tek një satelitë komunikacionesh “Marisat”. Kur ambasada kërkoi prova të mesazheve ose kopje të tyre për të provuar fajësinë e Ozbornit, KGB tha se shënimet e Ozbornit ai i kishte shkatërruar duke i tretur në ujë. Ozborni, e shoqja dhe dy fëmijët u dëbuan nga Bashkimi Sovjetik.

Shumë nga funksionarët e KGB-së që kishin urdhëruar në komprometimin e diplomatëve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak të sofistikuar në krahasim më ata që zhvilluan teknologjinë e spiunazhit të KGB-së.

Në të shumtën e rasteve ishin vrasës, brutalë dhe arrogantë që kishin bere vrasjet dhe ekzekutime për llogari të Stalinit, si në kohë të Revolucionit, ashtu dhe më pas. Duke mos pasur më vlerë për të, ata që u kishin shpëtuar shpatës se tij, ishin ngujuar në zyra në KGB.

I tillë ishte për shembull dhe Boris Nikolaevic Ponomarev, i cili ka qenë funksionar i KGB-së që në ditët kur ajo quhej CHEKA. Ishte ky që organizoi tradhëtimin dhe arrestimin e presidentit çekosllovak Aleksandër Dubcekut në Prage në 1968. Ponomarev ka qenë drejtues i departamentit ndërkombëtar të KGB-së, departament që më vonë kaloi në duart e Juri Andropovit.

I ngjashëm më Ponimarevin ka qenë dhe Sergei Kruglov, një nga vrasësit më të besuar të Stalinit dhe dikur anëtari i SMERSH-it. Kruglovi ka qenë në Rojën e Kuqe gjatë Revolucionit. Ai u ngrit në gradën e kolonelit dhe ishte komandant i Gardës së Kremlinit. Nga 1920 deri në 1930 Kruglovi ka qenë i njohur si “këmbëza” e Stalinit, duke ekzekutuar çdo njeri që zgjidhte Stalini. Ai ishte një nga anëtarët e CHEKA-s që i mbijetoi 5 shefave të saj, madje thuhet sikur ai i ka vrarë me dorën e tij Jagodën dhe Jezhovin me urdhra të Stalinit, si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze të tre shefave të tjerë të KGB-së.

Dihet nga të gjithë se Kruglovi qëlloi dhe vrau personalisht Marshallin Mihail Nikolajevic Tuhacevski, shefin e përgjithshëm të shtabit të Ushtrisë së Kuqe, pjesë e komplotit stalinian për spastrimet në ushtri në 1937.

Për këtë shërbim, Kruglovi u be gjeneral “nderi” dhe zv/komisar i Punëve të Brendshme. Ai ka pasur dore në të gjitha operacionet kryesore të SMËRSH-it si dhe në vrasjen e Trockit, njërit prej liderëve të Revolucionit që Stalini e urrente pa masë sa askush tjetër në botë. Kruglovi ishte kaq njeri i besuar i Stalinit, saqë gjatë luftës se dytë botërore, ai u urdhërua nga Stalini të merrej më çështjet e sigurimit në konferencat e Jaltës, Teheranit dhe Potsdamit. Për këtë veprim, Kruglovi u dekorua dhe nga fuqitë perëndimore, ai mori “Urdhrin e Legjionit të Meritës” nga qeveria e SHBA dhe një titull kalorësiak nga Perandoria Britanike. Pas vdekjes se Stalinit, Kruglovi u be ministër i Brendshëm e cila në atë kohe kombinonte më Ministrinë e Sigurimit Shtetëror.

Bosi i KGB-së, Lavrenti Beria, një nga shokët e Kruglovit, e mbështeti hapur atë fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasësi i vjetër ai sugjeroi që Kruglovi kishte mbledhur shumë pushtët rreth vetes. Në prill 1954, Komiteti për Sigurimin e Shtetit u shkëput nga ministria e Kruglovit dhe u vu nën komandën e gjeneralit Ivan Serov, më vonë drejtor i KGB-së. Kështu Kruglovi u hoq nga rruga e Berias për pushtet. Ai u nxor në 1956 në pension dhe u venit nga skena politike ngadalë.

Agjentët e KGB-së kanë qenë nga spiunët më të trajnuar në botë.

Megjithëse midis tyre ka një numër të madh dezertorësh në Perëndim, ata kanë arritur të penetrojnë në mënyrë fantastike që në vitin 1925 në administratat dhe shërbimet sekrete të shumë shteteve si: SHBA (në administratën e Rusveltit), shërbimet sekrete angleze gjatë dhe pas Luftë së Dytë Botërore, në administratën dhe tek diplomatët e Gjermanisë nazistë dhe më pas të Gjermanisë Perëndimore, partitë politike komuniste ose jo në SHBA, Evropën Perëndimore, etj, administratën dhe shërbimet sekrete franceze etj, kanë mundur të rekrutojnë si agjentë të tyre gazetarë, avokatë të dëgjuar në perëndim, personalitete botërore, etj.

Deri dhe në lojërat e ndërkombëtare të shahut të zhvilluara midis lojtarëve sovjetike dhe atyre rusë të arratisur në perëndim ka ndërhyrë KGB-ja më hipnotistët e saj.

Nëpërmjet agjentëve dhe informatorëve të tyre, KGB-ja vodhi nga amerikanët komplet planet dhe sekretet e prodhimit të bombës atomike që në 1943-44.

Në vitet e Luftës së Ftohtë, agjentët e KGB-së janë përgjegjës për vjedhjen dhe marrjen e teknologjisë perëndimore në aq shkallë të lartë, saqë që të arrinte këtë teknologji shteti sovjetik duhet të shpenzonte më miliona orë pune e njerëz dhe miliarda rubla në fushën e kërkim-eksperimentimit.

Pas Ushtrisë Sovjetike, KGB-ja ka pasur gjithmonë buxhetin më të madh që llogaritej në miliarda dollarë çdo vit për të mbajtur stafin e saj burokratik, më dhjetëra mijëra agjentë operativë dhe teknikë të panumërt për t’i mbështetur me teknologji dhe aparatura.

Një nga shefat e CIA-s, Xhon Mëkëhon i raportonte Kongresit amerikan në 1982 se KGB-ja shpenzonte çdo vit 3 deri në 4 miliardë dollarë për të krijuar dizinformacion, propagandë dhe falsifikime (monedhash dhe dokumentesh). Një nga këto falsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe mbretin Huan Karlos të Spanjës, në të cilat Regani ishte kundër pranimit të Spanjës në NATO, fabrikim i KGB-së.

Tjetër fabrikim dhe propagandë e KGB-së ka qenë përhapja e disinformacionit sikur CIA ishte ajo që kishte vrarë presidentin Kenedi dhe më pas në vitet ’70-80, sikur CIA kishte fabrikuar dhe përhapur virusin e SIDA-s. Një nga gazetat që përhapnin dhe shkruanin të tilla lajmë ka qenë dhe e përditshmja italianë “Paese Sera”, e cila ka marrë me miliona dollarë nga KGB-ja gjatë viteve 1975-1986 për të paraqitur dezinformatat dhe propagandën e zezë të saj, transmeton tiranaobserver.

 

Një tjetër viktimë i KGB-se ka qenë dhe lideri rus Boris Jeltsin, i cili u gjet i dehur dhe i lagur në një nga bodrumet e një stacioni të policisë se Moskës nga ndihmësit e tij në 1990. Jeltsin tha se KGB: “Kërkoi të më vinte poshtë”.

Çuditërisht, Jeltsin do t’ia kalonte disa vite më vonë, presidencën e Federatës Ruse, njërit prej shefave të KGB-së, presidentit aktual rus Vladimir Putin, ndërsa për ministër të jashtëm ose kryeministër do të caktonte një tjetër shef të KGB-së, Jevgjeni Primakov./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ka ushtrinë dhe monedhën e saj, por nuk njihet si shtet/ Historia e pazakontë e Transnistrias

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kulturave, fiseve dhe bashkësive të ndryshme. Ato u bënë gradualisht qytetet e mëdha aktuale që përfaqësojnë shoqëritë tona. Gjatë shekullit të kaluar, bota ka bërë një punë të madhe në vendosjes në hartë të çdo fisi të vogël që ekziston në këtë tokë.

Por gjithsesi ekziston edhe një vend që konsiderohet joekzistent, edhe pse aty jetojnë njerëz. Transnistria ose e njohur gjithashtu si Republika Prindestrovskaia Moldavskaia, është një vend i vogël i pozicionuar midis shteteve të Moldavisë dhe Ukrainës.

Gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik, Transnistria ishte vetëm një pjesë tjetër e terrorit të madh të vendit komunist.

Ajo cilësohej shpesh si pjesë e Moldavisë, por vetë kjo e funditka qenë një shtet historikisht i nëpërkëmbur,pasi gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik pronësia e saj kaloi në vende të ndryshme si Hungaria, Rumania, Gjermania dhe padyshim Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1989 kur Bashkimi Sovjetik filloi të shembet, dhe bashkë me të edhe komunizmi brenda Evropës Lindore, kjo hapësirë mbeti pa një pushtet në krye, dhe Ukraina po zhvillonte një betejë politike kundër Moldavisë mbi pronësinë e Transistrias.

Njerëzit atje nuk donin të ishin pjesë as të Ukrainës dhe as të Moldavisë. Ata donin të ishin pjesë e vendit të tyre, prandaj në vitin 1990 krijuan Transnistrian. Hapi i parë që u ndërmor ishte themelimi i një force të fortë ushtarake, për t’u siguruar se nuk do të detyroheshin as nga Ukraina dhe as nga Moldavia që të bëheshin pjesë e vendeve të tyre.

Gjatë viteve të para, u krijua një sistem politik gjysmë-presidencial, që arriti të nënshkruajë disa marrëveshje me Ukrainën dhe Moldavinë. Si pjesë e këtyre të fundit, Ukraina importon mallra nga Transnistria me dokumente të përpunuara nga zyrat doganore moldave dhe anasjelltas.

Gjatë 5 viteve të para, Ukraina mendonte se Transistria ishte një bazë ushtarake ruse. Për këtë arsye, Kievi u përpoq që ta pengonin vendin në çfarëdolloj mënyre që mundi, derisa të zbulonte se çfarë synimi kishte Transnistria. Është interesant fakti që shumica e udhëheqësve politikë që e kanë formuar Tranistria nuk janë vendas.

Ata janë ose moldavë ose ukrainas. Transnistria nuk është tamam demokratike, as kapitaliste dhe as komuniste. Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë territor është në fakt një përzierje e të trejave, çka e bën sistemin e saj politik të funksionojë mjaft mirë, bazuar në evolucionin ekonomik të 5 viteve të fundit.

Mënyra se si funksionon qeveria është përmes një parlamenti me një dhomë. Një nga gjërat që u bën përshtypje vizitorëve në këtë vend, është numri i madh i ushtarëve që patrullojnë, një panoramë shumë e ngjashme me atë që ndodhte dikur në Bashkimin Sovjetik.

LEXO EDHE:  Shëngjini çel sezonin turistik/ Klosi: Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë

LEXO EDHE:  Shëngjini çel sezonin turistik/ Klosi: Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë



Sot, ky vend njihet vetëm nga Moldavia, Rumania, Bjellorusia dhe Ukraina, dhe jo nga pjesa tjetër e botës. Rusia ka qëndruar neutrale ndaj saj. Asaj nuk i intereson, apo nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje.

Transnistria është quajtur gjithashtu nga disa historianë si Bashkimi Sovjetik modern, për shkak të autenticitetit të njerëzve, dhe mënyrës së tyre të jetesës. Shumë njerëz nga Evropa Lindore kanë filluar vitet e fundit ta vizitojnë Trasnistria, sidomos ata nga Rusia që janë në kërkim të një udhëtimi nostalgjik në Bashkimin Sovjetik.

Shumica e shërbimeve publike, restorantet, shkollat ​​dhe vendet e tjera janë lënë saktësisht siç ishin 30 vjet më parë në epokën sovjetike. Edhe pse të rinjtë kanë një pikëpamje të ndryshme mbi situatën, shumica e të rriturve dhe të moshuarve që kanë jetuar gjatë epokës sovjetike, thonë se ata e donin stilin e jetës komuniste, dhe se në atë kohë bënin një jetë të mirë.

Njerëzit këtu do të donin të ishin më të pavarur, aq më tepër kur bota nuk i njeh ata si një shtet vend. Rusia e ka ndihmuar financiarisht Transnistrian që të zhvillohet, edhe pse disa mund të thonë se kjo është bërë vetëm për propagandë.

Ukraina është e shqetësuar pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar nga Transnistria dhe Rusia, pasi aty lejohet që Rusia të çojë trupat e saj në territorin e Transnistrias, çka mund ta bëjë këtë të fundit Krimenë e re.

Sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka asnjë arsye pse ky territor të mos konsiderohet një shtet. Që një vend të bëhet i tillë, duhet të përmbushë 4 kritere specifike të përcaktuara nga Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, një traktat i nënshkruar në kryeqytetin Uruguaj, më 26 Dhjetor 1933:një popullsisë të përhershme, një territor të përcaktuar qartë, një qeveri, dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.

Shumëkush mund të thotë se ky territor nuk plotëson kriterin e kartave. Por kjo nuk po ndodh, sepse shumica e shteteve e trajtojnë Transinstrian sikur të mos ekzistojë në këtë botë. Disa shtete e shohin atësi një shaka, sidomos kur bëhet fjalë për monedhën e saj që është cilësuar si një “xheton lojërash”.

Monedha e saj, rubla trasnistiriane është prodhuar prej plastike. Por kjo e ka një arsye. Monedhat plastike e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre nga e gjithë popullsia, që paguan kryesisht me para në dorë. Një elemente tjetër interesante në lidhje me monedhat, është se ato janë bërë në forma të ndryshme, në mënyrë që edhe të verbrit ta dinë se sa vlen monedha që kanë në dorë./Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.a

https://historyofyesterday.com/the-country-that-doesnt-exist-6bbc2625f33c

l

LEXO TE PLOTE