LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Drejtësi për Klodianin”/ Studentët e Kosovës ndezin qirinj para ambasadës shqiptare

15 Dhjetor 2020, 19:57, Kosova & Bota CNA
“Drejtësi për Klodianin”/ Studentët e Kosovës

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë disa studentë kanë ndezur qirinj për të shprehur ngushëllimet e tyre.

Edhe Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim i bashkohet thirrjes “Drejtësi për Klodianin”.

“Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.

Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi. Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes “Drejtësi për Klodianin”, thuhet në postim./CNA.al

Lajmet e fundit nga