LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dha 250 milionë Lekë borxh/ Si e justifikon pasurinë ish-drejtori i Doganës?

15 Dhjetor 2020, 22:01, Denoncim CNA
Dha 250 milionë Lekë borxh/ Si e justifikon pasurinë ish-drejtori

Disa ditë më parë, më 1 Dhjetor, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e biznesmenit nga Korça Petraq Dodi, i cili tregoi se si i kishte marrë një borxh prej 250 milionë Lekësh të vjetra Kristaq Skuprës, ish-drejtor në Korçë.

Më pas, përmes gjyqësorit Skupra i kishte përvetësuar gati të gjithë pasurinë me procedura përmbarimore.

Emisioni Stop e ka vijuar investigimin për të zbuluar burimin e 250 milionë Lekëve të vjetra, që i është dhënë borxh Petraq Dodit nga gruaja e Skuprës, Vasillo Skupra. Sipas investigimit, kjo shumë e madhe parash nuk justifikohet.

Për gazetarin e Stop, Vasillo Skupra, bashkëshortja e ish-drejtorit të doganës, thotë se këto para i ka të fituara me punë.

Vasillo Skupra: Unë s?kam lidhje fare me këtë. Ku i kam gjetur? Kam punuar dhe janë të regjistruara.

Kristaq Skupra: Që prej vitit ?91 janë bërë të gjitha deklarimet e pasurisë dhe kam qenë në rregull fare.

Stop është interesuar pranë ILDKPKI, dhe në deklaratën e pasurisë së Kristaq Skuprës për vitin 2004 kur dhe ishte zyrtar shtetëror, janë deklaruar vetëm 30 milionë Lekë të vjetra.

Sipas deklaratës së pasurisë, Vasillo Skupra nuk ka asnjë të ardhur të deklaruar në këtë vit. Edhe bashkëshorti i saj, ish-drejtori i Doganës së Korçës, Kristaq Skupra, në deklaratën e pasurisë së vitit 2004 ka deklaruar 920 mijë Lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime; 310 mijë Lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime; 650 mijë Lekë depozita bankare; 2400 Euro të ardhura nga pensione në Greqi dhe 500 mijë Lekë të ardhura nga të mbjellat e tokave. Në total, të ardhurat e Kristaq Skuprës janë rreth 3 milionë Lekë të reja. Lind pyetja ku i gjeti bashkëshortja e tij 250 milionë Lekë që ia dha me fajde në vitin 2004, Petraq Dodit?

I gjendur ngushtë, Kristaq Skupra jep një tjetër version, duke thënë se rreth 70% e shumës së dhënë borxh, i është dhënë bashkëshortes nga vëllai i tij emigrant në Greqi, për të blerë një fabrikë në vitin 2008.

Kristaq Skupra: E gjithë shuma nuk ka qenë shumë personale e bashkëshortes time ku dhe unë jam pjesë, sepse nuk mund të themi i ka bashkëshortja nuk i kam unë. Aty Lekët janë. Ka kontratë noteriale dhe të vëllait tim që është në Greqi, që kishte libreza bankare, të cilësuara që ka të drejtë t?i tërheqë gruaja time lekët për të blerë magazinën që është objekti, sepse ishte ideja që dhe ai meqë ishte emigrant dhe të punonte bashkë me ne, bashkëpronar.

Por dokumentet e nxjerrin bllof edhe këtë version. /tvklan.al

Merr para me fajde nga ish-doganieri/ Ai i grabit pronën me manipulim

22:30 Denoncim

Gomari si autobot

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...

Lajmet e fundit nga