Connect with Us

Covidi dhe shtatzënia/ Mjekjet japin këshillat e domosdoshme për nënat e reja

Shëndeti

Covidi dhe shtatzënia/ Mjekjet japin këshillat e domosdoshme për nënat e reja

Publikuar

-

Pandemia Covid-19 që ka “gjunjëzuar” gjithë botën, ka prekur edhe gratë shtatzëna. Por sa ndikon kjo te fëmija, rreziqet e mëdha që e prekin atë dhe deri tek momenti i ardhjes në jetë.

Për këtë kanë dhënë këshillat e tyre, në rubrikën ABC e Shëndetit, drejtuar nga Doktoresha Albana Daka, disa nga bluzat e bardha që janë në afërsi të këtyre situatave në vendin tonë.

“Nuk kemi parë rritje të aborteve spontane, pra nuk kemi parë raste që kanë manifestuar çrregullimeve me shtatzëninë. Por ajo që dua të them është që rreziku është më i lartë në tremujorin e tretë. Deri tani gjatë këtij muaji 42 gra, 12 lindje normale dhe 30 me opera. Të gjitha kanë qenë me shenja, përveç dy pacienteve që kanë qenë asimptomatike, të tjera nuk kemi pasur raste në ‘Mbretëresha Geraldinë. Mënyra e lindjes nuk duhet të jetë sipas preferencës por sipas mjekut. Ne kemi mundësinë të kuptojmë shenjat e para të zgjidhjes. Përgjithësisht rekomandohet lindja me operacion, kështu mundësia e hormonit ulet. Ne kemi 5 raste që bebat janë pozitiv, sigurisht pa shenja. Nuk është se transportohet nga nëna te fëmija, por nuk i kemi pasur pa komplikacione”, tha doktoreshë Eliona Demaliaj.

LEXO EDHE:  “Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës”/ Mjeku: Duhet strategji!

“Vetëm përmes kujdesit rutinë, larja e duarve apo vendosja e maskës, kjo situatë kalohet dhe nuk mund ta refuzojnë mënyrën që foshnja të ushqehet me qumësht gjiri edhe nëse nëna është pozitive.
Tani një pjesë e popullatës e kanë kaluar, edhe mund të ofrohen të ndihmojnë këto gra që po përballen me këtë situatë”, u shpreh mjekja neonate, Alketa Hoxha.

Nga ana tjetër, mjekja psikiatre, Kledi Lame, e cila është shtatzënë ka ndarë edhe eksperiencën e saj e infektuar me Covid.

“Fillimisht nuk pata panik, ankthi filloi kur im shoq u sëmur se kishte simptoma të rënda. Frika u shtua kur më kërkuan eko imazherike dhe unë nuk pranova pasi prekte edhe pjesë të tjera. Dilemat ishin të jashtëzakonshme,por me mbështetjen e kolegëve të mi ja dola. Deri në momentin që vendosa ishte jashtëzakonisht e vështirë për medikamentet. Mendoja se kisha edhe një fëmijë tjetër. Kështu që duhet ta merrja përsipër dhe ta bëja këtë gjë vetë. Pas një jave, mjekja thotë se jemi brenda normave dhe unë jam në tremestrin e tretë. Momentalisht jam mirë, por jo gjithmonë e di se çfarë vjen pas lindjes”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Samitin e Ministave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë z. Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e nivelit të lartë të zhvilluar online pasditen e sotme, merrnin pjesë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë i Francës, z. Oliver Veran, Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të Ballkanit Perendimor, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, dr. Hans Kluge, drejtorja e Qendrës Europiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC) dr. Andrea Ammon, Zv/Presidenti i Institut ‘Robert Koch’ prof. Lars Schaade, etj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.

“Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perendimor që u zhvilluar në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perendimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  “Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë”/ Kalo: Reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi
LEXO EDHE:  Covid-19 në SHBA/ Mbingarkohen spitalet në jug dhe perëndim të vendit

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

“Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha z. Varhelyi.

Ministri Gjerman i Shëndetësisë, z. Jens Spahn tha se vendet e Ballkanit Perendimor tashmë konsiderohen nga Gjermania si zona me risk të ulët, duke iu referuar të dhënave të Institutit të njohur Robert Koch.

“Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha z. Spahn.

Trendin pozitiv të situatës epidemiologjike të vendeve të Ballkanit Perendimor e konfirmoi edhe zv/Presidenti i Institutit Robert Koch, prof. Lars Schaade.

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian. Ky proces filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Humbja e kujtesës/ Kjo është dieta më e mirë për ta shmangur

Publikuar

-

Nga

Disa qeliza të trurit humbin me kalimin e moshës, por humbja e konsiderueshme e kujtesës nuk është pasojë e pashmangshme e plakjes. Në çdo kohë të jetës, nuk është e pazakontë të jesh përkohësisht harresë si rezultat i gjumit të pamjaftueshëm, vonesës së avionit ose situatave jashtëzakonisht stresuese ose sfiduese, por gabimet serioze, të vazhdueshme të kujtesës tregojnë një gjendje themelore – jo domosdoshmërisht çdo lloj çmendurie.

Në të njëjtën kohë, disa njerëz mbajnë aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur mend gjatë gjithë jetës së gjatë.

Inflamacioni kronik është një faktor kryesor kontribues në atë që quhet teknikisht “dëmtim minimal i njohjes”, ose MCI për shkurt – “momente të moshuar”. Në situata të tilla, ekziston një lidhje midis inflamacionit të trurit të gradës së ulët, kronike dhe eksitotoksicitetit. Një numër në rritje i shkaktarëve për një inflamacion të tillë ndodhin gjatë gjithë jetës, duke përfshirë infeksionet kronike, dëmtimet e përsëritura, mini-goditje të përsëritura, stresi, sëmundjet autoimune, vaksinimi i tepërt dhe ekspozimi ndaj një numri të substancave toksike. Njerëzit e moshuar shpesh marrin një numër ilaçesh me recetë, shumë prej të cilave dëmtojnë funksionin e trurit.

Mbi 50 vjeç? Lufton seriozisht të ushqyerit e trurit Rënia e frikshme e mendjes

Trajtimi Konvencional

Nuk ka ilaç ose trajtim tjetër mjekësor për të parandaluar humbjen e kujtesës ose për të përmirësuar kujtesën. Nëse harresa bëhet një problem, ajo duhet të trajtohet si një simptomë, në vend se një sëmundje, dhe një mjek kompetent duhet të vlerësojë shëndetin e përgjithshëm të individit, duke përfshirë ilaçe të mundshme me recetë që mund të shkaktojnë problemin. Situatat mjekësore që mund të ndikojnë në kujtesë përfshijnë dëmtime dhe çrregullime të trurit, çekuilibër të seksit ose hormoneve tiroide, goditje në tru, sëmundje të rëndë, kirurgji dhe trajtim të kancerit.

Një qasje tjetër

Ekzistojnë dy parime themelore të mbrojtjes – shmangni gjërat që dëmtojnë trurin dhe merrni më shumë nga ato që mbrojnë trurin.

Për shembull, këto janë gjëra për tu shmangur: metalet toksike si merkuri, alumini, kadmiumi, plumbi dhe mangani i tepërt; pesticide, herbicide dhe fungicide; kimikate industriale toksike; toksina të zeza dhe të tjera të mykut; dhe toksinat në ushqim. Substancat toksike dietike përfshijnë vajra inflamatore omega-6 (misër, lule lule, luledielli, badiava dhe vajra soje); sheqeri i tepërt; mish të tepërt të kuq; ushqime dhe aditivë të lartë në glutamat; dhe ujë të pijshëm të fluorizuar.

Ushtrimet e rregullta dhe të moderuara janë të rëndësishme – të paktën 30 minuta në ditë. Krijimi i miqësive të mira është shumë i rëndësishëm dhe kjo përfshin mbajtjen e lidhjeve të ngushta familjare.

A do të mbijetoni më shumë se kujtesa juaj?

Leximi, mësimi i gjërave të reja, të tilla si një gjuhë e re ose luajtja e një instrumenti muzikor, dhe thjesht eksplorimi i botës përreth jush mund të sjellë lehtësim të madh të stresit. Duhet të zhvillohet një perspektivë e duhur në lidhje me kohën për t’u çlodhur dhe kohën për të punuar. Shtë e rëndësishme të mos lejoni që qëllimet materiale të dominojnë jetën tuaj.

LEXO EDHE:  Shifrat në 24 orë/ Humbin jetën 3 persona, infektohen qindra të tjerë në Kosovë
LEXO EDHE:  Gjermania ashpërson sërish masat/ Zgjat kufizimin deri në 31 janar

Sa i përket ushqimit, perimet dhe pemët janë ndër ushqimet më të fuqishme që mbrojnë trurin, veçanërisht ato me shumë lëndë ushqyese. Perime të tilla përfshijnë lakër jeshile, brokoli, lakër brukseli, lakër, lulelakër, hudhër, qepë dhe spinaq. Frutat për të zgjedhur përfshijnë luleshtrydhet, boronicat, manaferrat, mjedrat dhe manaferrat acai. Hani ato të rritura në mënyrë organike, pasi ato janë shumë më të larta se varietetet e rritura në mënyrë konvencionale.

Shtesa natyrore

Vaji i Peshkut: Në vajin e peshkut, i cili përmban yndyrna të dobishme omega-3, ekzistojnë dy përbërës kryesorë, EPA dhe DHA. Nga këto, DHA është më e përqendruar në tru dhe është thelbësore për ruajtjen e rrjedhshmërisë, fleksibilitetit dhe integritetit të lidhjeve dhe membranave të qelizave të trurit. DHA (dhe EPA) duhet të merren nga dieta, pasi trupat tanë nuk i bëjnë këto. Jo të gjitha suplementet e vajit të peshkut përmbajnë doza të larta të DHA. Një që bën është Vaji i Peshkut Norvegjez, i bërë nga Carlson, në një shtesë të lëngshme me aromë natyrore limoni ose portokalli, gjë që e bën të lehtë marrjen e një doze të lartë pa pasur nevojë për të marrë shumë pilula.

Çfarë të bëni: Merrni dy lugë çaji, dy herë në ditë. DHA e pastër është gjithashtu në dispozicion në kapsula, por është më e shtrenjtë për një dozë të krahasueshme.

Shqetësoheni për harrimin e gjërave? Provoni nxitësit e trurit të Dr. Blaylock

Magnezi: Magnezi zvogëlon eksitotoksicitetin dhe inflamacionin e trurit, përmirëson rrjedhën e gjakut në tru dhe ngre nivelet e antioksidantit tonë kryesor të brendshëm, glutathione, në qelizat e trurit. Për thithjen më të mirë, përdorni një version të ngadalshëm të malate magnezit, siç është Magnezi ë / SRT, i bërë nga Jigsaë Health. Dy caplets përmbajnë 250 mg. L-threonate hyn më mirë në tru dhe vjen në një dozë 2,000 mg për kapsulë. Provoni të përdorni të dyja.

Çfarë të bëni: Merrni dy caplets të markës Jigsaë, dy herë në ditë me vakte. Merrni dy kapsula të magnezit L-threonate dy deri në tre herë në ditë.

Niacinamide: E quajtur ndryshe vitaminë B3, niacinamide luan një rol të madh në prodhimin e energjisë nga të gjitha qelizat, përfshirë qelizat e trurit.

Çfarë të bëni: Merrni 500 mg, dy deri në tre herë në ditë me vakte.

Metilkobalamina (vitamina B12): Kjo është forma më e absorbueshme dhe e dobishme e vitaminës B12, e cila është thelbësore për prodhimin e energjisë në tru, por shpesh me mungesë të te moshuarve. Preferohet një formë nëngjuhësore.

Çfarë të bëni: Merrni 10,000 mcg në ditë të një forme nëngjuhësore./CNA.al

https://www.newsmax.com/specials/memory-loss-aging-forgetfulness-treatment/2020/10/19/id/992685/

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ 5 raste të reja me Covid në 24 orë, sërish asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ 5 raste të reja me Covid në 24 orë, sërish asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2621 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

LEXO EDHE:  Shifrat në 24 orë/ Humbin jetën 3 persona, infektohen qindra të tjerë në Kosovë
LEXO EDHE:  “Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë”/ Kalo: Reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621

Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

LEXO TE PLOTE