LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ 75 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

15 Dhjetor 2020, 15:17, Kronika CNA
Aksident në Tiranë/ 75 vjeçari dërgohet me urgjencë

Dy makina janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet  me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç  si dhe një  mjet i parkuar aty në afërsi.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

?Me datë  15.12.2020, tek  kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet  me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç  si dhe një  mjet i parkuar aty në afërsi.  Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve?, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga