LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Klodian Rashës/ Basha takim me reporterët e PE

14 Dhjetor 2020, 13:55, Politikë CNA
Vrasja e Klodian Rashës/ Basha takim me reporterët e PE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim virtual me reporterët Joseph O?Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.

Mësohet se në fokus të bashkëbisedimit me reporterët, ishte situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë bashkebisedimit Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.

Gjatë bisedës ai i solli në vemendje reporterëve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga