LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U kurova në spital në gjendje të rëndë”/ Ish-deputeti i PD-së fiton betejën me Covid 19

14 Dhjetor 2020, 11:38, Politikë CNA
“U kurova në spital në gjendje të rëndë”/

Ish-deputeti i  PD Xhemal Gjunkshi ka fituar betejën me Covid, pas disa ditëve ku u kurua në spital jashtë vendit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa falenderon të gjithë ata që u kujdesën dhe u interesuan për të në këto ditë të vështira.

Postimi i Gjunkshit:

Të dashur miq, kolegë dhe të afërm! Si pasojë e infektimit me Covid19, dhe disa simptomave më të rënda se normalet, për disa ditë u kurova në spital. Fatmirsisht tani që flasim jam rikuperuar dhe ndihem shumë mirë.

Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19. E për këtë u detyrohem shumë personelit shendetsore, familjes sime që kontribuan në shërimin tim të plotë.

Nuk mund të lë pa falënderuar miqtë, kolegët që me mesazhet, telefonatat më dhanë mbështetje e kurajo, për të përballuar COVID-19! Mbani maskën! Rruani distancën! Mbani higjenën personale!

 

Lajmet e fundit nga