Connect with Us

‘Sa të më digjen pemët më mirë po djeg Lleshajn’/ Gjata zbardh prapaskenat e dorëheqjes

Politikë

‘Sa të më digjen pemët më mirë po djeg Lleshajn’/ Gjata zbardh prapaskenat e dorëheqjes

Publikuar

-

‘Do rikthejë check-balancën’/ Gjata: Ndryshimet në Kushtetutë nevojë imediate

Sekretari për çështje ligjore në PD Çlirim Gjata është shprehur se mënyra sesi arrestimet po bëhen është e gjitha e llogaritur që njerëzit të frikësohen.

Në një intervistë për ABC neës Gjata tha se që ka fakte që flasin kundër drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ardi Veliu që u padit sot nga PD.

“Filloi me disa tentativa nga ana e policisë për ta mashtruar ngjarjen, publikun. Një herë u sulmua biografia e të përfshirëve, të vrasësh njerëz e të dalësh të thuash më fal, kjo nuk shkon. Nuk i eci, sepse situata bëri bujë.

Ne kemi një polici kaq të dhunshme, që kulmoi me vrasjen natën pas shpine. Po pse erdhi kjo? Prej sistemit të dhunës. Merren ata njerëz që thonë si ka mundësi që ka dy urdhra shërbimi të ndryshme për të njëjtin person. Ajo që po bëjnë, është që të trembin qytetarët të mos dalin në protesta, kjo është e llogaritur. A duhet një fotografi? Një filmim?

Gjata dënoi edhe arrestimet e bëra nga policët e veshur civilë, ndërsa shtoi se efektivët duhet të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të identifikimit, përfshirë këtu edhe uniformën.’

LEXO EDHE:  “Ministrat e rinj nuk do shkëlqejnë”/ Ngjela komenton lëvizjet në qeveri: Shqipëria është një shtet i zakonshëm

Sipas PD, kryeministri Edi Rama që reagoi pas tre ditësh për ngjarjes, po shpresonte që çudia më e madhe të mos zgjaste më shumë se aq. Por, shton ai, kur pa se situata kishte dalë nga kontrolli, “dogji” Lleshajn.

“Kur plasi keq, kur pa që po i digjeshin pemët poshtë zyrës, tha më mirë djeg Lleshin.”

Çlirim Gjata theksoi edhe një herë që Sandër Lleshaj nuk e dha dorëheqjen por se “atij ia dhanë dorëheqjen.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE