Connect with Us

‘Revolja ishte e Ardi Veliut”/ Berisha nxjerr zbuluar Ramën, si po manipulohet vrasja e Klodian Rashës

Politikë

‘Revolja ishte e Ardi Veliut”/ Berisha nxjerr zbuluar Ramën, si po manipulohet vrasja e Klodian Rashës

Publikuar

-

Nga Ylli Rakipi  Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen! Mos u çudisni! Nuk është një shprehje e lajthitur. Sali Berisha duhet të japë vërtet dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, sepse ka 30 vjet që ai është realisht kryetari i saj. Asnjëherë nuk është larguar. Asnjë ditë. As 30 vjet më parë, kur ishte President dhe ligji nuk e lejonte, por ai ulte formalisht në karrike Tritan Shehun. As sot nuk është larguar. As sot, kur çelësat e zyrës së kryetarit i mban Luli i mirë. Opozita i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, që për herë të parë në këto 30 vjet pluralizëm, kundërshtari, Edi Rama, ka fituar mandatin e tretë. E ka fituar me vjedhje, me blerje, me banda, me trafiqe, me të gjithë makinerinë e partisë-shtet. Të gjitha këto po i konsiderojmë të vërteta. Por, Edi Rama së pari ka fituar, për shkak të Sali Berishës, sepse, tetë vjet më parë, ai uli në karriken e vet, karriken e kryetarit, Lulzim Bashën. E uli pa garë, ose si të thuash, e emëroi në këmbë të vet me një garë fallco. Dhe e gjitha kjo, për të qëndruar vetë de facto, kryetar i pronës së tij,  Partisë Demokratike. Modeli që ai, doktori, zgjodhi, pra vendosja formalisht e një kukulle në krye të partisë, për tetë vjet rresht, nuk solli gjë tjetër veç zvogëlimin dhe rrudhjen e pronës, domethënë Partisë Demokratike. Në një sistem të hapur, edhe me minimumin e demokracisë, nëse largohesh nga një parti politike, nëse jep dorëheqjen, duhet ta bësh atë vërtet. Përndryshe s’ka përse të largohesh, qëndron aty dhe ikën nga kjo botë bashkë me karriken… Dhe që ta bësh këtë vërtet, pra të largohesh nga partia, ti ikën dhe lejon hapjen e një gare, për të zgjedhur pasuesin. Mund ta zgjedhësh atë, siç ndodh rëndom në vendet me pak demokraci, edhe mes rrethit tënd të ngushtë, por duhet të lejosh garën. Vetëm në shoqëritë e mbyllura, mund të emërosh liderin, udhëheqësin! Sali Berisha, jo vetëm nuk e hapi këtë garë, por për të vendosur Lulin në krye të partisë, e spastroi atë nga figurat e rëndësishme që mund ta rrezikonin, duke e rrudhur opozitën tej mase. Për të mbajtur partinë, në vitin 2017 Berisha i largoi Lulit jo vetëm çdo sfidant, apo rival, por e ktheu partinë që rrëzoi komunizmin, në një burg, ku shumëkush mund të qëndrojë, por ku nuk ka liri veprimi dhe mendimi. Partia, sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë një burg. Një parti të mbyllur totalisht, ti mund ta mbash deri ditën e vdekjes, por nuk ka ç’të duhet. Ky, mendoj se është problemi thelbësor i Partisë Demokratike. Luli, ishte dhe është një njeri i mirë, por punët e partisë nuk i kuptoi asnjë ditë. Dhe kur një njeriu, me energji të shumta, i cakton një punë që ai nuk e kupton, natyrshëm do të merret me punë të tjera… Lulzim Basha në tetë  vite në krye të partisë, nuk ndërtoi një opozitë parimesh, por pazaresh, kulisash dhe kompromisi. Rezultati është ky që shohim të gjithë sot. Edi Rama ka rrëmbyer mandatin e tretë, duke përdorur të gjitha mjetet. Sot, qindra mijëra demokratë janë thellësisht të shqetësuar! Janë të shqetësuar, që partia e tyre, që rrëzoi komunizmin, po shkon drejt humnerës. Që të shpëtojë nga kjo humnerë, ka vetëm një mënyrë dhe këtë e ka në dorë vetëm Sali Berisha. Nëse ai do, ka ende shanse, sa vjen dhe më të vogla, që krijesa e tij dhe e qindra mijëra shqiptarëve, që lindi 30 vjet më parë, të mos vdesë, le ta lërë një ditë lodrën e tij të pleqërisë, ipadin, të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, të mbledhë ata që kanë mbetur dhe t’ju thotë: “Më falni! Tetë vjet më parë, unë gabova. Dhe tani ju lutem, hapeni derën e madhe dhe bëjuni thirrje njerëzve të hyjnë brenda. Le të rrijë aty edhe Luli i mirë po deshi, le të jetë ai njëri prej nesh, por hapeni derën!” Kjo i ka mbetur të thotë… Le të hapet dera, të hyjnë njerëzit, të fillojë gara, sepse PD është partia që rrëzoi komunizmin. Ajo nuk është një burg, as një ndërmarrje, as pronë private, por një parti. Në fund, Luli i mirë, gardiani që mban çelësat e derës së madhe, Luli i gjatë dhe i pashëm, që asnjë fije floku nuk i thinjet kurrë, të hapë derën, të dorëzojë çelësat dhe njerëzit të hyjnë brenda…

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Berisha akuzon kryeministrin Rama se po manipulon ngjarjen për të mbrojtur vrasësin me uniformë.

Me këtë qëndrim sipas Berishës Rama u jep liçence vrasësve me pagesë me uniformë të qëllojnë mbas shpine dhe të vrasin cilindo qytetar në këtë vend.

‘Mbrojtja qe Edvin Kristaq Xhelati i ben vrasesit, eshte ekzekutimi per se dyti i Klodian Rashes!

Miq, vazhdojne perpjekjet kriminale te Edvin Kristaq Xhelatit qe te mbroje vrasesin me uniforme te te riut Klodian Rasha duke e cilesuar ate si nje vrasje ne tejkalim te rrethanave apo si nje incident ne menyre qe vrasesi me uniforme te marre denimin me te lehte te mundshem.

Te klasifikosh vrasjen mbas shpine me dy plumba ne prag te deres se shtepise si tejkalim te kushteve apo thjesht si incident a thua se viktima u vra ne gjah apo nga shkrepja pa dashje e armes dhe jo me qellim dhe me dy plumba mbas shpine, do te thote se jo vetem mbron vrasesin por ke ekzekutuar per se dyti viktimen.

Me kete qendrim u jep liçence vrasesve me pagese me uniforme te qellojne mbas shpine dhe te vrasin dhe jo me nje por edhe me dy plumba cilindo qytetar ne kete vend dhe te deklarojne se vrasesi qelloi se konstatoi levizje te dyshimta nga viktima e tij para se ta ekzekutonte.

LEXO EDHE:  Rama ironizon opozitën/ Ndërmarrje e degraduar me ortakëri të dalë boje, Meta bën sekserin

Keshtu, pasi me komunikata zyrtare dhe me mediat e Arben e Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Balles per te bere te qellueshem viktimen e shpallen qe ne fillim Klodianin si delinkuent me precedent penal.

Pasi doli se Klodian Rasha nuk kishte asnje precedent penal, Edvin Kristaq Xhelati dhe banda e vrasesve te tij e akuzuan Klodianin se ai i drejtoi revolen vrasesit nderkohe qe ai nuk kishte revole dhe nuk kishte mbajtur revole ne jeten e tij.

Megjithekete, per te bere te besueshem akuzen ndaj viktimes dhe per te mbrojtur vrasesin gjakftohe me uniforme, Edvin Xhelati dhe Ardi Veliu sajuan revolen e hedhur ne pellgun e ujit, e cila mesa duket ishte vet e Ardi Veliut.

Se fundi, ne perpjekjen e tyre kriminale per te lehtesuar vrasesin dhe krijuar konfuzion me rrethanat e qarta si kristali te vrasjes me qellim me dy plumba prapa shpine ne pragun e deres se shtepise, shtojne edhe deshmite kundrathenese te vrasesit dhe narkopolicit tjeter ne sherbim me te.’/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Publikuar

-

Nga

Basha: "Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë".

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Gënjeshtra e qeverisë me pandeminë

LEXO EDHE:  Zhvillimi i fundit nga takimi “sekret”/Çfarë bënë Rama dhe Basha

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama po e bën të pashmangshme dhunën e 30 qershorit

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Rama provokon me foto

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE