LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në vend/ Patozi komenton situatën: Jam kundër dhunës!

14 Dhjetor 2020, 11:15, Politikë CNA
Protestat në vend/ Patozi komenton situatën: Jam kundër

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën në vend pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Patozi shprehet se është një lajm i mirë që ka protest dhe reagim pasi sipas tij Shqipëria po keqqeveriset.
Gjithashtu Patozi thekson se është protestave por kundër dhunës së përdorur.

?Mendoj që është lajm i mirë që ka protestë, për këtë dhe për shumë gjëra të tjera sese Shqipëria po keqqeveriset Ka një qeverisje të korruptuar, arrogante, e të padrejtë.
Nuk e shoh Shqipërinë bardh e zi, as me syte e Elisa Spiroplait që mendon se Shqipëria e ka gjetur Skënderbeun dhe disa huligaë po e bezdisin. Shqipëria ka nevojë për reagim, por jo për dhunë. Nuk e pranoj dhunën qofsha në pushtet apo në opozitë. Dhuna është e papranueshme. E po deshe ta ndihmosh qeverinë sulmoje me dhunë atë?, shprehet Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga