Aktualitet
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata e Tiranës lë në burg 11 qytetarë

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 24 nga 42 të arrestuarit gjatë të protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet.
Mësohet se për 11 persona është caktuar masa “arrest me burg”, për 9 prej tyre është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe për 4 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.
Për 11 qytetarët është caktuar masa arrest me burg, 9 detyrim paraqitje dhe 4 te tjerë arrest shtëpie. 6 nga të arrestuarit janë lenë me burg deri ne dat 24 dhjetor.
Gjykata i ka lënë kohë prokurorisë 2 javë për të sjellë prova të reja për këta persona. Ndërsa 5 janë lënë nën masën arrest me burg pa afat.
24 masat e para janë dhënë nga gjyqtarja Adriana Bere, ndërkohë që pritet pas pak gjyqtarja Shefkie Demiraj të japë vendimin edhe për të arrestuarit e tjerë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...