LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Policia në nivele mizerabël”/ Ngjela: Fëmijët po përdoren, dikush kërkon shkatërrimin

14 Dhjetor 2020, 22:14, Politikë CNA
“Policia në nivele mizerabël”/ Ngjela: Fëmijët

Avokati Spartak Ngjela, ka folur mbrëmjen e sotme për protestat e dhunshme dhe për sjelljen e policisë gjatë ditëve të fundit.

Ngjela tha se policia ka qënë në nivele mizerabël, ndërsa theksoi se nuk i pëlqen që pushteti të merret me dhunë.

Ai deklaroi në emisionin ?Open? se fëmijët po përdoren, pasi pretendon se dikush po kërkon shkatërrimin e vendit.

Unë me leninizmin nuk kam punë. Që në ditët e para, policia ka qënë në nivele mizerabël. Policia 2 ditët e para ishte mizerabël që dukej sikur ishte edhe Rama me shkelësit. Por shyqyr zotit paska qenë ai Ministri i Brendshëm. Unë nuk jam për ta marrë pushtetin në këtë formë, me dhunë dhe me shkatërrim. Pushteti merret me votë. Policia vetëm rreh kur shkelet ligji. Pushtet me protestë para kryeministrit nuk merret. Të gjithë këta rrezikohen nga reforma në drejtësi dhe kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.

Protesta e vrasjes, pse duhet të djegësh teatrin e operave, semaforët etj. Me 150 mijë në protestë, kryeministri jep dorëheqjen. Po ja e dha dorëheqjen? Çfarë do të bëhet? Shkatërrimin e kërkon dikush. Të rinjtë janë të vegjël deri kur të sulmojnë. Fëmijët përdoren me shumicë sepse nuk i kap ligji. Si mund të vendosësh një fëmijë që të djegësh institucionet, semaforët? Nëse do e kishin bërë të rriturit do të flisnim ndryshe. Klasa politike rrezikohet nga reforma në drejtësi?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga