LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Durrës/ Gruaja nxjerr shishen e benzinës dhe tenton të djegë veten

14 Dhjetor 2020, 09:51, Kronika CNA
Panik në Durrës/ Gruaja nxjerr shishen e benzinës dhe tenton

Një grua rreth të 60-ave ka tentuar që të djegë veten në sheshin ?Liria? në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ishin të pranishëm në zonë.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke u intervistuar nga një prej gazetareve të qytetit të Durrësit, e cila po trajtonte temën e shendetit të të moshuarve të qytetit dhe sesa po ndihmohen këta të fundit nga qeveria vendore. Në një gjendje të renduar psikogjike e moshuara është shprehur se do të digjte veten ndërkohë që ka nxjerrë nga çanta benzinë dhe ka filluar të lagë veten dhe rrobat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet ndërkohë që mbeten mister arsyet që kanë shtyrë të moshuarën drejt këtij akti të rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga